Gazetarja Zenepe Luka ka një miqësi shumë vjeçare me këngëtarin e mirënjohur italian Albano Carrisi. Gazetarja nga Vlora ka publikuar një video në profilin e saj në Facebook, ku shihet se takon artistin italian dhe i dhuron atij një tufë me lule. Ndërkohë Carrisi fillon të luajë me petalet e luleve që merr.
“Më do, s’më do, më do, s’më do...më do!”- dëgjohet teksa thotë Al Bano dhe më pas përqafon miken e tij shqiptare.
Këngëtari mitik që ka shënjuar një epokë në muzikën italiane, ka ndikuar gjenerata të tëra me muzikën e tij edhe në Shqipëri. Albano Carrisi ka qenë dy herë në Tiranë për të dhënë koncert dhe hera e fundit ishte më datë 16 shtator 2016 për Shenjtërimin e nënë Terezës.
Lidhjet e tij me Shqipërinë janë të hershme në fakt kanë nisur nga momenti i pagëzimit me emrin Albano por janë intensifikuar deri në mbërritjen e momentit që ai mban krahas pasaportes italiane edhe atë shqiptare. Carrisi ka vizituar gjithashtu në Janar të këtij viti muzeumin “Bunkart 2”.