“Më doli gjuha mbrapa”, Arilena Ara flet për skenat intime: Ai erdhi direkt për puthje

“Më doli gjuha mbrapa”, Arilena Ara flet për skenat intime: Ai erdhi direkt për puthje

Këngëtarja Arilena Ara gjatë xhirimit të klipit “I’ll give you my heart”

Këngëtarja shqiptare ka publikuar vetëm një javë më parë klipin e saj më të ri me titull “I’ll give you my heart”. Ky klip ra në sy për skenat intime dhe puthjet e shumta që shkëmbeu me modelin bukurosh që u përfol edhe si i dashuri i këngëtares.

E ftuar në “Xing me Ermalin”, Arilena tregoi se është lodhur duke puthur aq shumë në këtë klip.

 “Këtë djalin e zgjodhi stafi. Ky duhet të vinte disa orë përpara xhirimeve. Unë doja të vinte më përpara se doja ta njihja se unë do e puthja djalin e botës. S’mund ta puthja ashtu direkt. Ai erdhi në momentin e fundit, direkt për puthje. Filluam xhirimet e puthjes së mëngjesit, një puthje e lehtë. Më vonë u nxeh situata. Aq shumë u lodha, sa thashë ‘Nuk dua më të puth’. Për mbylljen e videoklipit regjisori tha të shtrihej djali, pastaj unë sipër tij dhe të putheshim. Avash ore ti i thashë se më ka dal gjuha mbrapa, s’dua më i thashë,”- tregoi Arilena dhe më pas filloi të qeshte.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:02
“Thjesht e dua dhe kaq”, Arilena Ara kujton të atin me lot në sy: Kam një boshllëk shumë të madh

Arilena Ara është një nga këngëtaret shqiptare më të suksesshme. Pavarësisht se është e vogël në skenë, ajo ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm me hitin “Nëntori”. E ftuar në “Xing me Ermalin”, Arilena foli për mungesën e madhe që ka ndjerë pas humbjes së babait.

Ajo u përlot sapo përmendi fjalën ‘baba’ dhe tha:  “Nuk kam folur kurrë por dua ta them sepse për mua është aq sa e shenjtë, aq edhe dua ta dijë gjithë bota. Unë kam patur një baba të jashtëzakonshëm.

Arilena vijoi më tej duke thënë se i ati i ndjerë është arsyeja që ka vazhduar muzikën. “Nuk kam folur jo pa qëllim, sepse e di që do prekesha. Që kur e kam humbur babin, kur dëgjoj fjalën ‘Baba’, më tingëllon çuditshëm. Jam e lumtur për njerëzit që e kanë babain e tyre sepse është fat i madh të thuash baba. Por sot dua t’ja them botës që babai ka qenë mbështetja ime më e madhe. E kam vazhduar muzikën vetëm prej tij. Ai donte të isha këtu ku jam dhe shpresoj të jetë krenar për mua,”- tregoi këngëtarja.

Më pas në ekran u shfaqën momentet kur ylli shqiptar ndodhej në skenën “Gjeniu i vogël” dhe tregonte se sa shumë e donte të atin. “Thjesht e dua dhe kaq,”- thoshte Arilena e vogël.

“Unë kam patur një boshllëk shumë të madh dhe më vjen shumë keq që mbase nuk kam arritur asnjëherë që këtë boshllëk ta kthej në dashurinë që kam për mamin tim. Unë uroj që të kem shumë kohë dhe t’i jap gjithë dashurinë që kam për babin tim,”- përfundoi këngëtarja Arilena Ara.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin