Qyteti i Durrësit vijon që të jetë në panik dhe frikë pasi lëkundjet e tërmetit kanë vijuar prej së martës në mëngjes edhe pse me itensitet më të ulët.

Report Tv sjell pamjet me dron nga qyteti bregdetar këtë ditë diele, ku mbizotëron heshtja, teksa një pjesë e qytetarëve janë larguar në qytete të tjera te të afërmit e tyre.

Përmes pamjeve nga lart me dron nga vija bregdetare, por edhe brenda qytetit, Report Tv sjell godinat që janë rrënuar nga tërmeti dhe ato që janë dëmtuar.