Renato Arapi është prezantuar sot zyrtarisht si trajner i ri i ekipit te Teutës. Ish-kapiteni i skuadrës në sezonin e kaluar, i cili mbante pozicionin e drejtorit teknik, mori vendin e Edi Martinit, i larguar pas humbjes me Partizanin dhe disa rezultateve jo pozitive radhazi.
“Erdhi pak surprizë sepse nuk e kisha menduar këtë gjë, por sigurisht që është privilegj dhe përgjegjësi, duke ditur që ekipi vjen nga një titull kampion i fituar,”-shprehet Arapi, trajner i Teutës.
Edhe pse i ri në profesion Renato Arapi sheh një ngjashmëri të këtij sezoni me atë të kaluarin kur Teuta u shpall kampion.
“Duke marrë shkas edhe nga kampionati i vjetshëm kur në këtë moment kishte 11 pikë diferencë dhe më pas arritëm ta fitonim titullin. Normalisht që është e vështirë, por me kontigjentin që kemi besoj se do bëjmë diçka të mirë sepse ky ekip që nga fillimi është ndërtuar për vendet e para,”-deklaron Arapi, trajner i Teutës.
Arapi thotë se me trajnerin Edi Martini ka marrdhënie të shkëlqyera pavarësisht largimit të këtij të fundit.
“Fjalët më të mira shkojnë për të sepse është trajneri më i sukseshëm te ekipi i Teutës dhe këtë e vërtetojnë trofetë e fituar. Unë i uroj me gjithë shpirt suksese në vazhdim,”-thotë Arapi, trajner i Teutës.
Aktualisht Teuta renditet në vendin e katërt me 13 pikë, 8 më pak se Tirana kryesuese, ndërsa ndeshja e ardhshme është kundër Vllaznisë.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
6.9%
-
Pak
83%
-
Nuk e di
10.1%
Vota total: 407
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tirana dhe Bylis barazojnë 2-2, miqtë protestojnë për gjykimin dhe tërheqin ekipin! Tifozët bardheblu kërkojnë të futen në fushë
27 Mars, 08:40
-
Renditja/ 'Shterpësi' në Superligë, AF Elbasani 1-1 Dinamo! Partizani 'ngec' në shtëpi, Laçi bën për spital trajnerin
16 Mars, 20:41
-
Superliga/ ‘Klasikja’ s'i shërben askujt, Tirana 0-0 Vllaznia! Pa gola edhe ndeshja në ‘Niko Dovana’, kryeson Egnatia
12 Mars, 08:50
-
Superliga/ Tirana është 'gjallë', mposht 4-1 Laçin! AF Elbasani humbet shansin për 'Final 4', mbyllet java e 28-të
7 Mars, 08:37
-
Superliga/ Bylisi mposht 1-0 Teutën dhe del nga zona e ftohtë, 'zhyten' durrsakët
6 Mars, 16:00
-
Tirana tjetër duel për mbijetesë, Shkëmbi: Teuta e vështirë! Gjoka: Fusha e Korçës problem për Skënderbeun
21 Shkurt, 15:39
-
Zyrtare/ Më pak se një muaj dhe asnjë fitore, Teuta shkarkon Bledar Devollin! Gjen menjëherë trajnerin e ri
18 Shkurt, 09:47
-
Superliga/ Tirana 'zhyt' Skënderbeun dhe largohet nga zona e ftohtë! Laçi mposht 3-0 Teutën, mbyllet raundi i 25-të
16 Shkurt, 18:33
-
Renditja/ Superliga mbyll raundin e 24-t, Laçi 'zhyt' Skënderbeun! Dinamo harron të fitojë, 0-0 në Durrës
10 Shkurt, 19:16
-
Në Durrës i pret Teuta, Ilir Daja: Dinamo, koha për autokritikë
9 Shkurt, 20:41
-
Superliga/ Partizani merr një pikë me sherr në Laç, Vllaznia 'zhyt' në krizë Teutën! Egnatia bën detyrën, sot edhe dy duele
1 Shkurt, 15:28
-
Superliga nis aktin e 23-të, Egnatia mposht Bylisin dhe prin renditjen! Ndeshjet sot dhe nesër
31 Janar, 15:23