Drejtuesja e Opozitës së re, Rudina Hajdari përmes një fotoje ka përkujtuar ditëlindjen e babait të saj, Azem Hajdari.
Ajo me foton më të ngrohtë dhe fjalët prekëse, e sigurt se ai e sheh nga lart premton se do të bëj gjithçka që ai të ndihet krenar për të.
“Ti sot do të ishe 58 vjeç, dhe unë do të përqafoja fort ashtu siç bëja kur isha e vogël e hidhesha në krahët e tua dhe ndihesha njeriu më i lumtur në botë.”, shkruan ajo.
Hajdari në fund shkruan “Më ka marrë malli”.
Pasi Rudina Hajdari ndau foton prekëse me babain e saj të ndjerë, gazetari Milaim Zeka në shenjë respekti për deputeten publikoi intervistën që ka bërë me Azem Hajdarit.
Ai shkruan se teksa ishte i ulur në një kafe në Stokholm, ndërkohë që po bisedonte me vajzën e tij të madhe, i ra në sy fotoja e publikuar nga Hajdari.
“Mendova e çka nuk mendova”, shkruan ai.
Zeka tha se mbase kjo ishte intervista e tij e fundit dhe është zhvilluar para selisë së PD-së, në Tiranë.
Si baba e prind,jam mallëngjyer!Dashuria e bijave për baballarët është shumë e madhe!
Përgjigju