Me golat e Roben dhe Ribery, Bayern Mynchen shpallet kampion i Bundesligës

Me golat e Roben dhe Ribery, Bayern Mynchen shpallet kampion i Bundesligës

Frenk Riberi dhe Arjen Robben

Java e fundit e Bundesligës nuk ka dhuruar surpriza pasi Bayern Mynchen ka arritur të shpallet kampion për sezonin 2018-2019. Skuadrës së drejtuar nga Kovac i nevojitej barazimi ose një humbje jo e tellë kundër Eintraktit të Frankfurtit, ndërsa 90 minutat kanë përfunduar me shifrat 5-1. Në këtë takim lanë gjurmë edhe Riberi me Roben, dy lojtarë të cilët gjetën rrugën e rrjetës dhe që do të largohen në fundin e sezonit pas shumë viteve me klubin e Bayern.

Në fund vërshëllima e trefishtë zyrtarizoi titullin e 7 radhazi dhe të 29 për historinë e klubit. Ndërkohë edhe pse nuk ishte e mjaftueshme për titullin, Dortmund bëri detyrën në javën e fundit të kampionatit duke fituar 0-2 kundër Mynshenglabah. Në këtë takim për verdhezinjtë realizuan Sancho në fundin e pjesës së parë dhe Reus në të dytën.

Një sezon fantastik për Dortmundin që në fund sheh të humbasë kampionatit vetëm për 2 pikë më pak se Bayern-i.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë