Me hundën e thyer dhe syrin e nxirë/ Ja si miku i Genc Ferhatit me tre shokët dhunuan të dënuarin në burgun e Rrogozhinës (FOTO)

Me hundën e thyer dhe syrin e nxirë/ Ja si miku i Genc Ferhatit me tre shokët dhunuan të dënuarin në burgun e Rrogozhinës (FOTO)

Bajram Myftaraj i shtruar në spitalin e Traumës

REPORT TV sjell pamjen e gjendjes së të dënuarit Bajram Myftaraj, i cili u dhunua tre ditë më parë në burgun e Rrogozhinës nga katër të burgosur të tjerë të cilët i kanë thyer hundën dhe nxirë syrin, ndërsa e kanë goditur duke i shkaktuar plagë edhe në pjesë të tjera të trupit. Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja raporton se 26-vjeçari vijon që të jetë në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar për shkak të dëmtimeve të shumta që ka pësuar.

Por si ndodhi përplasja dhe kush ishin autorët e dhunës? REPORT TV mësoi se personat e përfshirë në përleshjen në palestrën e burgut të Rrogozhinës ishin Vilson Veizi, Arben Haxhihyseni, Nikolin Dokla dhe Endrit Goga. Ata e goditën me grushte dhe me shkelma Bajram Myftarajn.

Sherri nisi në momentin që të dënuarit po hynin në palestrën e burgut në praninë e njërit prej gardianëve të burgut, i cili është pezulluar nga detyra, ndërsa të burgosurit që u përfshinë në përleshje do të transferohen në burgje të tjera të vendit për të shmangur vijimin e konfliktit. Bajram Myftaraj është i dënuar për trafik droge.

Katër të dënuarit e tjerë, njëri prej të cilëve është i dënuar për vrasje morën plagë të lehta nga sherri dhe pas mjekimit në spitalin e burgut janë rikthyer në qeli. Report Tv mëson se Arben Haxhihyseni, pra njëri prej të dënuarve që u përfshi në përleshje është miku i Genc Ferhatit, një nga personat më të njohur për policinë që e kishte të skeduar atë si pjesë të botës së krimit në vitet 1997-2000.

Bajram Myftaraj i shtruar në spitalin e Traumës

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja