'Më janë vjedhur sendet personale në zyrë, s'do jetë çudi t'i kenë fshirë kamerat', dy ditë pas denoncimit të Belind Këlliçit, selia e PD nuk i dorëzon pamjet policisë

Ndonëse kanë kaluar dy ditë që prej denoncimit të Belind Këlliçit për vjedhjen e zyrës së FRPD-së dhe pretendimeve se i janë marrë materiale pune dhe personale në brendësi, nga persona brenda PD, policisë nuk i janë dorëzuar pamjet e kamerave të sigurisë. Policia ka bërë këqyrjen e ngjarjes dhe ka administruar të gjitha materialet që pretendohen se mund të shërbejnë për të hetuar në lidhje me denoncimin.

Burime nga policia bëjnë me dije se është nisur kërkesë zyrtare për dorëzimin e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, por ende nuk janë dorëzuar dhe pritet të administrohen zyrtarisht.

Policia nuk ma marrë akoma persona në pyetje pasi denoncimi i Këlliçit nuk i referohet emrave konkret. Në vazhdim, bashkë me prokurorinë pritet të vijohet me hetimet për ngjarjen.

Dy ditë më parë, kur Sali Berisha u fut në selinë e PD-së, Këlliçi denoncoi se i kanë humbur sende personale në zyrat e PD-së, duke akuzuar Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhin. Ai paralajmëroi se nuk do të ishte çudi nëse kamerat e sigurisë do të ishin fshirë.

"Denoncova vjedhjen e disa materialeve personale. bëj përgjegjës Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhi që kanë autoritetin për të dhënë një urdhër të tillë. Askush nuk do ta bënte nëse nuk do të kishte marrë urdhër. Nuk do të jetë çudi që të jenë fshirë kamerat. Unë i kam kërkuar pamjet. Janë parë persona me armë që nuk janë as pjesë e grupit shoqërues të Lulzim Bashës.  Policia nuk erdhi. Për këtë duhet të pyesni policinë. Makinat po prisnin urdhrin nga Edi Rama se çfarë duhet të bënin", tha Këlliçi më 13 dhjetor.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hajduti me cizme: 15/12/2021 16:32

    Pse PD-ja nuk i dorezon pamjet Policise? Sepse nuk perjashtohet mundesia qe Kellici te jete vete autori i vjedhjes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin