VLORE- Rritja e temperaturave ka bërë që plazhet në Vlorë të popullohen pa nisur ende sezoni.
Report tv kreu një vëzhgim në Lungomare, kete te shtune ku shumë pushues po marrin rreze dielli. Madje nuk kanë nguruar të provojnë detin edhe pse uji nuk eshte ende i ngrohte.
“Unë jam nga Spanja. Studioj në Itali dhe bashkë me miqtë vendosëm të pushojmë për disa ditë në Shqipëri. Sot jemi në plazh në Vlorë, ndërsa nesër do të shkojmë në Ksamil”, tha një i ri.
“Deti është shumë i bukur, madje edhe më i bukur se në disa vende të tjera. Uji ishte pak i ftohtë por gjithsesi shumë këndshëm, shton shoku i tij.
Nuk janë vendosur ende cadrat dhe shezlongët ndaj bregdeti në këtë periudhë eshte plotësisht falas.
Panoramë edhe më e bukur shfaqet tek Pylli i Sodës ku tashmë kanë mbërritur dhjetera turistë të huaj me kampera që po shijojnë ajrin e pastër mes pishave dhe plazhin prane tij.
Nga Holanda, Zvicra dhe Gjermania ata tregojnë se pse kanë zgjedhur te bejne pushimet ne pranvere.
“Jemi prej gati një jave në Shqipëri dhe në Vlorë, ndërsa më pas do të udhëtojmë drejt Kosovës dhe Malit të Zi. Të udhëtosh me kamper është fantastike, sepse ke mundësinë të shijosh natyrën dhe të vizitosh disa vende”, tha nje turist.
“Eshtë hera e parë që vij këtu dhe kam mbetur e surprizuar. Është një vend që i ka të gjitha: plazhe të bukura dhe malet”, shprehet një tjeter.
“Kemi zgjedhur Vlorën për këto ditë pasi kemi vizituar dhe Ksamilin. Me pas do shkojme ne Durres. Më pëlqen shumë si vend dhe plazhi është shumë i bukur. Është hera e parë këtu dhe po më pëlqen shumë. Do të rikthehem sërish”, thane dy turiste të tjerë.
“Jemi nga Gjermania dhe kemi zgjedhur Shqipërinë për shkak të klimës dhe natyrës. Më pëlqen të eksploroj dhe këtu ka vende shumë të bukura.
“Udhëtojmë me kamper sepse mund të shohim më shumë natyrën. Vlora është shumë e bukur dhe mikpritja është fantastike”-, shprehet cifti i bashkëshortëve.
Në këtë atmosferë të ngrohtë, Vlora po jep sinjalet e para të një sezoni turistik që ka nisur më herët se zakonisht dhe premton rritje ne muajt e verës.
Komente








