Me kapele, kufje dhe çantë, del fotoja e autorit të plagosjes së Ardit Kërtushës dje në lokalin e Noizyt në Durrës! 31-vjeçari: Ishte atentat i mirëfilltë ndaj meje

Me kapele, kufje dhe çantë, del fotoja e autorit të plagosjes së Ardit Kërtushës dje në lokalin e Noizyt në Durrës! 31-vjeçari: Ishte atentat i mirëfilltë ndaj meje

Ardit Kërtusha dhe autori

DURRËS- Report Tv ka siguruar foton e autorit i cili dyshohet se qëlloi me armë zjarri në drejtim të Ardit Kërtushës, një ditë më parë. Siç shihet nga fotoja e kapur nga kamerat e sigurisë, autori është veshur me pantallona të shkurtra, bluzë të kuqe dhe ka një kapele në kokë, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.

Ish-kandidati i Partisë Socialiste për degën Durrës, Ardit Kërtusha mbeti i plagosur ne një lokal të frekuentuar në zonën e Currilave në Durrës në pronësi të këngëtarit Noizy. 31-vjeçari në zgjedhjet e 25 prillit iu bashkua publikisht Lulzim Bashës.

Dëshmia që Kërtusha ka dhënë përpara togave të zeza është kontradiktore, pasi fillimisht ai ka dëshmuar se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti për pronat që kishte me autorin. Sipas tij, konflikti me autorin para një muaji, ku kanë pasur edhe një konflikt fizik.

Por në dëshminë e dhënë më pas, Kërtusha thotë se ai ishte një atentat i mirëfilltë që do kryhej nga vrasës me pagesë. Sipas tij, personi ishte me kapuç dhe me dy pistoleta duke qëlluar katër herë, por për fat të mirë pistoleta u bllokua.

“Pistoleta u bllokua pasi ka qëlluar vetëm 1 herë, ndërsa autori futi dorën në një çantë që mbante me vete, nga ku nxori një pistoletë të dytë. Unë u largova me shpejtësi sapo pash që pistoleta u bllokua. Ai më ndoqi dhe qëlloi edhe dy herë të tjera. Një prej plumbave më kapi në këmbë”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër Policia në njoftimin e saj thotë se sherri ka ndodhur për një konflikt të çastit. Kërtusha është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

1652775718_KERTUSHA.jpeg

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TAKU: 17/05/2022 19:04

    Ky arditi sikur paska pa shume filma.....thuaj e cun kam vjedhur shum lek dhe shume prona andej ne kenete e porto romano dhe prandaj ka ndodhur,mos bej regjizor filmash....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Banorët e Roskovecit protestë kundër Termocentralit të ri: Mos na merrni jetën!  I vënë flakën shtyllës së piketimit: Rama ta anulojë, dëmtohet e gjithë zona

Banorët e Roskovecit protestë kundër Termocentralit të ri: Mos na merrni jetën! I vënë flakën shtyllës së piketimit: Rama ta anulojë, dëmtohet e gjithë zona