Pas vdekjes së këngëtarit te Linkin Park,Chester Bennington, në 20 Korrik, edhe dhjetëra të rinj shqiptare janë mbledhur së bashku mbrëmjen e djeshme për ta kujtuar.

Në sheshin Nënë Tereza, dëgjoheshin në sfond këngë të Linkin Park, ndërkohë që në muret e shkallëve ishin ngjitur tekste këngësh të tij. Në mes të tyre ishte vendosur fotografia e Chesterit me shkrimin e realizuar me qirinj të vegjël "We love you".

Në qiell të hapur, të rinjtë këndonin njëzërazi këngët e tij, duke u shkëputur totalisht nga kalimtarët e tjerë.

"Të gjithë që jemi këtu kemi kaluar pothuajse gjysmën e jetës me të. Chester e meriton", me thotë njeri prej te rinjve duke nënkuptuar dashurinë për këngët e tij.

linkin park
(Të rinjtë e mbledhur në shesh për të kujtuar Chester Bennington​)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com