‘Më la shtatzënë, prindërit e tij më thanë e kemi një nuse në shtëpi! Drama e vajzës nga Poliçani

Ai është bërë baba për të dytën herë, nga një lidhje jashtë martesore, që pati me 32-vjeçaren nga Poliçani Briselda Bregu. Kjo e fundit, ish-e dashura e tij, merr guximin të rrëfejë këtë histori, që ditën kur u njoh me Arjanin e më pas zhgënjimin që mori, kur sapo kishte mbetur shtatzënë mësoi se djali që dashuronte ishte i martuar. Briselda vjen në studion e emisionin ’Pa Gjurmë’, për t’i kërkuar babait të fëmijës së saj atësinë, pasi ai e braktisi sapo foshnja erdhi në jetë. Arjani jeton ende me familjen e tij në Durrës, ndërsa shkëputi këtë lidhje jashtëmartesore me 32-vjeçaren në pak muaj. Që prej dhjetorit të vitit 2019 ata nuk kanë më asnjë kontakt. Ndërsa rrit e vetme djalin 17 muajsh jeta e Briseldës gjendet në këtë udhëkryq. 

Unë jetoja në Durrës, kur u njoha me këtë djalë në gusht të 2017, përmes rrjeteve sociale. Ishte një vit më i vogël se unë dhe quhet Arjan Luka. Unë kërkoja një fëmijë, por Arjani më tha se është shumë herët dhe nuk ishte dakort. Në fund të janarit unë mbeta shtatzënë. Ai e kishte takuar familjen time, por edhe unë e njihja familjen e tij. Isha 2-javëshe kur ia tregova. Në xhelozi e sipër ai më tha që nuk besoj se është fëmija im, dua të bej analizën e ADS-së. Arjani më ta hiqja fëmijën, sepse nuk ishte gati. Unë e mbajta fëmijën ai u largua për disa kohë sepse tha do ta mendoj. Këtu nisën debatet mes meje dhe atij. Ai u nervozua aq shumë, saqë më goditi, në mes të rrugës. Përfundova me shenja në spital, ndërsa më pas policia na mori në pyejtje. Nuk tregova asgjë, sepse më tha do ta rregullojmë bashkë mes nesh. Mendoja vetëm për fëmijën që po rritej brenda meje. Në fillim prindërit e tij më kanë qëndruar shumë pranë. Më vonë kur e zbulova të vërtetën ata më thanë, se e kemi një nuse në shtëpi dhe nuk besoj se Arjani do të heqi dorë prej saj. Arjani më tregoi që ishte i martuar pa dokumenta dhe se e kishte nusen në shtëpi. Më tregoi disa foto të fëmijës, që kishte dhe mbeta e shtangur.

Edhe pse kishte një tjetër jetë dhe të tjera probleme me shëndetin e djalit më të madh, Arjani i premtoi të dashurës se nëse nga përgjigja e AND-së, fëmija i dytë do të rezultonte i tij, ai ishte gati t’i jepte fund martesës dhe të niste një jetë të re me të dashurën nga Poliçani.

Arjani më tha se kur të bëj AND-në, nëse është djali i tij ai do e lë nusen që ka në shtëpi. Fillimisht më merrte në telefon dhe më pyeste për shtatzaninë, më pas nuk u bë i gjallë për dy tre muaj. Ia dhashë lajmin dhe u gëzua për momentin. Më 28 tetor 2017 kur erdhi në jetë djali I dhashë lajmin dhe në darkë ai erdhi së bashku me të atin, duke qëndruar vetëm një orë. Vendosëm që djalin ta quanim Brisjan, duke i vendosur kështu bashkimin e emrave tanë. Arjani e takonte një herë në muaj djalin, i jepte vetëm 30 mijë lekë të vjetra. Në dhjetor të vitit 2019 e kam takuar për herë të fundit. Më tha, kuptoje gjendjen time. Ai e takoi dhe më tha me ty më lidh vetëm djali, asgjë më shumë

O.D.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/04/2021 05:01

    //Fatal attraction//,pa qene fatal.Kujt i kujtohet filmi? Moj zonje,femije deshe,femije linde.Tjetri te donte vetem per te kaluar kohen,jo per femije dhe femija nuk eshte llotari.Kur i hipen atij treni duhet t'i marresh parasysh te gjitha pasojat.S.d.q me beri shume pershtypje sjellja dhe qendrimi i prinderve te ketij djalit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën