Me lot në sy, vëllai i Bleona Matës kujton ditën kur u zhduk: Ah ta kisha edhe njëherë në krahë

Mbrëmjen e sotme në studio bashkë me nënën e tij ishte edhe vëllai i Bleona Matës, Armendi i cili rikujtoi edhe njëherë momentin e zhdukjes së motrës dhe bëri apel për gjetjen, teksa mbante të veshur bluzën me foton e saj.

"Kur e pashë motrën 16-vjeçe në foto isha shumë i emocionuar sikur e kisha në krah, sikur po bëja detyrat me atë dhe po shkoja në shkollë me atë. Ah ta kisha edhe njëherë në krahët e mia dhe nuk i desha gjë më zotit. Atë ditë kur e morën, Qamilja erdhi dhe e mori në fushë i bleu një çokollata dhe i tha hajde se janë prekur dredhzat (luleshtrydhet) unë nuk dëgjova. Ajo shkoi dhe nuk u kthye më".

Ndërsa Bukurie Mata kishte një mesazh për vajzën e saj. "Për Bleonën jam gati që të jap jetën. I bëj thirrje Bleonës, që të jetë krenare për nënën që ka dhe që ka vëlla Armendin që nuk do të ndalet asnjëherë. Djali çohet cdo mëngjes dhe thotë o Zot ktheje motrën time. Një ditë kam besimin më të madh se do të kthehet në shtëpi. Do të jemi familja më e lumtur që të bashkoja vëlla e motër në shtëpi. Ishalla në këtë muaj të madh të Ramazanit të kemi bashkim të motrës me vëllanë" tha ajo.  

 


Lajmi kryesor:

'Jam Bleona Mata, të lutem më ço në shtëpi'/ Dëshmia ekskluzive: E takova në Ulqin, ja çfarë më tha (VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht