Zhdukja e Bleona Matës akoma një mister, viti i 10-të që nuk fik qirinjtë e ditëlindjes pranë familjes

Nëse ky do të ishte viti që do të festonte ditëlindjen e saj të 16-të, ky është viti i 10-të që Bleona Mata nuk fiku qirinjtë e tortës pranë familjes së saj. Një nga zhdukjet më të bujshme, në dekadën e fundit kjo ngjarje mbetet ende e veshur me mister. Edhe sot në ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të zhdukur sollëm në vëmendje historinë e vajzës, që u zhduk në moshën 6-vjeçare. Që në nisje të emisionit investigative ‘Pa gjurmë’, historia e Bleona Matës që u zhduk më 22 maj të vitit 2010, teksa kulloste bagëtinë në mal, së bashku me 5 vajza të afërme të saj ngjalli dhe vijon të ngjallë tek publiku mjaft reagime.

Kjo histori u rikthye në vëmendje të opinionit publik me këmbënguljen e nënës, Bukurie Veizi, por edhe me ngulmin tonë si gazetarë për të gërmuar edhe më shumë në këtë histori, me shpresën për të ngritur një sipar kërkimesh, për ta lëvizur dosjen nga letargjia. Ndërsa e risollëm në vëmendje në shumë puntata, dëshmi të ndryshme nga tronditën, na çuan në pista të ndryshme kërkimi.  Vetëm para pak kohëve, emisioni investigativ ”Pa Gjurmë” në Report Tv raportoi një lajm drithërues, që ka lidhje me fatin e Bleona Matës, por jo vetëm.

Një shtetas kroat, i cili dyshohet se ka rrëmbyer 4 fëmijë nga Maqedonia e Veriut është kapur në flagrancë në Zagreb dhe është burgosur nga autoritetet e këtij shteti. Pas publikimit në ’’Pa gjurmë’’ Krimet e Rënda nisën hetimet për shtetasin kroat Sadat Toskic. Duke ngushtuar rrezen e hetimeve, ndërsa vektori u drejtua në Kroaci.

Tashmë redaksia e “Pa Gjurmë” në bashkëpunim me kolegët në Maqedoninë e Veriut kanë nisur investigimet intensive rreth këtij lajmi për të hedhur dritë, pasi është e rëndësishme të zbulohen emrat e tjerë fëmijëve  shqiptarë të rrëmbyer nga ky grup kriminal në Kroaci.

Ajo që ngjalli kuriozitetin, por jo vetëm edhe një mundësi më shumë, për të kuptuar ndryshimin e moshës së vogëlushes 6 vjeçe kur humbi dhe sot një 16- vjeçare ishte fotoja në progresion e saj. CRCA-ja në bashkëpunim me emisionin "Pa Gjurmë" shfaqi për herë të parë, foton në Report TV duke ngjallë interes edhe në mbarë opinionin publik. Një vit më parë, ndërsa ishin mbushur plot 9 vite nga zhdukja e vogëlushes, kjo foto  ngjalli emocion edhe reagim edhe tek familjarët e Bleonës.

Ekspertët ndërkombëtar amerikan bënë të mundur realizimin e pamjen së Bleonës sesi duket ajo, me një foto ekskluzive të vajzës që nga zhdukja e saj më 22 maj të vitit 2010. Në praninë e nënës Bukurie Veizit, kjo foto u bë publike për t’i ardhur në ndihmë edhe kërkimeve që vijojnë për fatin e Bleonës. Emisoni "Pa gjurmë" lidhur me shfaqjen e kësaj fotoje u kontaktua edhe nga kolegë të medieve ndërkombëtare.

’’Pa gjurmë’’ nuk ka reshtur kurrë, sikundër do të vijojë të jetë në kërkim për të zbuluar, zhdukjet e 12 fëmijëve që janë denoncuar në "Pa gjurmë", por jo vetëm çdo denoncim që adresohet dhe kërkon ndihmë në Report TV.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja