Një 21- vjeçar në Berat kaloi me makinë në trotuar, duke rrezikuar jetën e kalimtarëve.
Videoja duket se është xhiruar nga shoku i tij që gjendet në vendin e parë të makinës dhe është postuar për shoë në TikTok.
Janë pikërisht këto pamje, ku makina që drejtohet nga 21-vjeçari Ilibert Lila lëviz në trotuar, në anë të lumit Osum.
Policia Rrugore e ka gjobitur me 60 mijë lekë si dhe i ka hequr lejen e qarkullimit.
Nga kontrolli i dokumentacionit, rezultoi se makina ishte pa kontroll teknik dhe pa siguracion.
Policia nuk sqaron nëse të riut i është hequr patenta, pasi veprimi i tij është tejet i rrezikshëm.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë










Komente
Komento