Fushë-Krujë- Një banesë është grabitur në fshatin Larushk mbrëmjen e së enjtes, në familjen e Ndue Latës. 4 persona të maskuar dhe të armatosur me automatikë kanë grabitur nën kërcënimin e armës, kasafortën në të cilën familja mbante një sasi lekësh si dhe automjetin tip “Benz”.
Grabitësit të maskuar kanë hyrë në banesë gjatë kohës që familja po darkonte dhe i kanë mbyllur familjarët në një ambient të shtëpisë. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.
Komento