Njëri shofer, tjetri me Lamajn në krah, i treti 'roje'/ Autori 'zbërthen' grupin: U kërkova ndihmë 3 shokëve (njëri djali i një polici), pronari i hotelit s'më jepte borxhin e drogës

TIRANË- Report TV ka mësuar emrat e tre bashkëpunëtorëve të Eduart Lamajt, autor i vrasjes së dyfishtë në Laç të ndodhur më 30 maj, ku mbetën të vrarë miku i Ervis Martinajt, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji. Gazetari i Report Tv, Merin Maçi raporton se janë shpallur në kërkim 33- vjeçari Ilir Xhepaj (Likaj), 31- vjeçari Elson (Oltion) Alija (Vlashi) dhe 21 vjeçari Klaudio Perkola, djali i një efektivi policie në komisariatin e Kurbinit.

Identifikimi i tyre u bë i mundur pas arrestimit të Lamajt, një ditë më parë në spitalin privat "Amavita" ku kishte shkuar për t'u mjekuar ilegalisht pasi plaga e 20 ditëve më parë që kishte marrë në këmbë gjatë atentatit i ishte infektuar. Tre bashkëpunëtorët, Xhepaj, Alija dhe Perkola kanë ndihmuar Lamajn që të largohet nga vendi i ngjarjes, pasi ky i fundit nuk mundi të largohej për shkak të plagës.

Tre bashkëpunëtorët, siç mund të shihet në videon e publikuar nga Report Tv, njëri ka marrë në krah Lamajn e plagosur, tjetri ka qenë shoferi e ndërsa i treti rrinte në gatishmëri me armë, në rast të një kundërpërgjigjeje tjetër. Ilir Xhepaj, një nga tre bashkëpunëtorët nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare.

Ai ka qenë në kërkim për një ngjarje tjetër, ku në 15 maj të këtij viti ka plagosur biznesmenin, Zef Marku po në qytetin e Laçit. Xhapaj banonte në Tiranë dhe kishte 3 muaj që ishte liruar nga burgu, pasi kishte qenë i dënuar për grabitje me armë, ngjarje e ndodhur 8 vite më parë në Kurbin. Po ashtu ka qenë i dënuar dhe për një plagosje në Fushë- Krujë.

Në dëshminë  tij, Lamaj është shprehur se u ka kërkuar ndihmë tre shokëve, por për të trembur pronarin, Ilirjan Allamanin i cili në ato momente nuk ka qenë aty, pasi me të kishte konflikte të hershme që në Itali për drogë, ky ku i fundit nuk i jepte borxhin.

“Unë konfliktin nuk e kam pasur as me Paulinin as me Likën. Kam pasur konflikt të mbartur për borxhe me Ilirin pronarin e lokalit, e kemi pasur në Itali konfliktin, për punë borxhesh për drogën. Kemi punuar të dy në Itali me Ilirjan Allamanin, i dënuar në Itali, pronari i lokalit ku ndodhi vrasja. Ia kam kërkuar disa herë Ilirit lekët, por nuk mi ka dhënë, por jemi sharë e më ka ofenduar. Sapo kemi hyrë në lokal jam qëlluar nga një person që nuk e njihja, dhe në momentin që jam qëlluar jam rrëzuar, kam filluar dhe unë të qëlloj për vetëmbrojtje. Unë u kam kërkuar ndihmë ", mësohet të ketë thënë Lamaj. Megjithatë, burime për Report Tv bëjnë me dije se kjo dëshmi e Lamajt nuk i ka bindur efektivët e policisë dhe Prokurorisë. Kjo pasi nga kqyrja e kamerave të sigurisë, bashkëpunëtorët e Lamajt, kanë mbajtur të neutralizuar në makinë fëmijët e Paulin Gjergjit. Për këtë arsye vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Eduart Lamaj u arrestua ditën e djeshme teksa kuronte plagën e marrë në atentat në spitalin privat. Në gjurmën e tij u arrit pas mbajtjes në vëzhgim të familjarëve, teksa mësohet se ato kishin rënë dakord me një ortoped nga Lezha dhe një kirurg nga spitali i Traumës në Tiranë, që të kryenin operacionin kundrejt një shumë prej 10 mijë euro, pa e referuar ngjarjen në Polici. Për këtë arsye, ditën e djeshme për "mos kallëzim krimi" dhe "pengim të zbardhjes së të vërtetës" u arrestuan edhe dy mjekët Viktor Marku dhe Besim Lama.

Si ndodhi atentati?
Bujar Hasani Lika u ekzekutua më 30 maj në lokalin e vëllait të tij në Laç së bashku me biznesmenin Paulin Markaj alias Gjergji. Eduar Lamaj me automatik dhe i veshur si polic, ka qëlluar në drejtim të tavolinës ku ndodhedhin Bujar Hasani dhe Paulin Gjergji. Nga analizimi i pamjeve filmike, dallohet qartë se Bujar Hasani, ka reaguar menjëherë me armë pistoletë duke qëlluar mbi Lamajn. Por ky i fundit edhe pse është rrëzuar ka hapur zjarr me automatik teksa ndodhej i shtrirë, duke vrarë në vend Bujar Likën dhe plagosur rëndë Paulin Gjergjin, i cili më pas gjeti vdekjen në spitalin e Traumës. Gjithashtu, kamerat kanë fiksuar dhe tre autorët e veshur si policë, Ili Xhepaj, Elson Alija dhe Klaudio Perkola teksa tërheqin personin e katërt të plagosur, duke e hipur në makinën tip 'Golf' dhe mandej janë larguar me shpejtësi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:30
Ekzekutimi i biznesmenëve në Laç, njëri nga atentatorët është djali i një polici (Detajet)

1593012688_KlaudioPrkola.jpg

Klaudio Përkola

Klaudio Përkola, 21-vjeçari i shpallur në kërkim lidhur me vrasjen e Bujar Hasanit dhe biznesmenit Paulin Gjergji, rezulton të jetë djali i një efektivi policie në komisariatin e Kurbinit. Përkola, që tashmë po kërkohet nga policia, është djali i efektivit të policisë Gjovalin Përkola, i cili rezulton të jetë pjesë e organikës së komisariatit të Laçit. 21-vjeçari, prej tre ditësh është shpallur në kërkim me urdhër të prokurorisë, ndërkohë mësohet se babai i tij Gjovalini, po negocion me drejtuesit e policisë për të realizuar dorëzimin e djalit të tij. Ndaj të atit të djalit, që është në kërkim ka nisur procedura për pezullimin nga detyra.

Ora 16:15
'Zbërthehet' grupi i ekzekutimit në Laç, i arrestuari i parë Kreshnik Tusha kërkon lirinë e tij: I gjetët autorët, s'keni prova ndaj meje

Kreshnik Tusha, i arrestuari i parë për vrasjen e dyfishtë në Laç të Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, ka depozituar në Gjykatën e Tiranës kërkesë për t'u liruar nga burgu. Kjo kërkesë e tij vjen me arsyetimin se u zbardhën autorët e vrasjes së dyfishtë në Laç dhe se ndaj tij nuk ka asnjë provë që e implikon në këtë atentat.

Tusha ka mbetur gjithashtu i plagosur si pasojë e shkëmbimit të zjarrit që pati me viktimat në këmbë. Ai ka qenë kontradiktor me dëshminë e dhënë përpara efektivëve blu të kryeqytetit. Përpara mjekëve, te spitali i Traumës në Tiranë, ai ka deklaruar se është vetë-plagosur me armë, e ndërsa përpara prokurorit ka deklaruar se i bënë atentat. Për këtë arsye, togat e zeza e kanë lënë në qeli.

Report TV ka mësuar emrat e tre bashkëpunëtorëve të Eduart Lamajt, autor i vrasjes së dyfishtë në Laç të ndodhur më 30 maj, ku janë shpallur në kërkim 33- vjeçari Ilir Xhepaj (Likaj), 31- vjeçari Elson (Oltion) Alija (Vlashi) dhe 21 vjeçari Klaudio Perkola.

Ora 14:53
Vrasja e dyfishtë në Laç/ Makina e autorëve ishte nxjerrë një shitje në rrjetet sociale

1593003006_goldineshitje001.jpg

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e dyfishtë në Laç ku u ekzekutuan Paulin Gjergji dhe Bujar Lika. Gazetari i Report Tv, Merin Maçi raporton se mjeti tip "Golf 5", i përdorur nga autori Eduart Lamaj, ishte nxjerrë në shitje pak javë më parë në rrjetet sociale. Pas atentatit, ai u gjet i braktisur në një fshat në periferi të Tiranës.

Ora 12:38
Vrasja në Laç/ Lamaj 'zbërthen' grupin: U kërkova ndihmë! S'doja të vrisja njeri! Konflikt me pronarin, s'më jepte borxhin e më shante (VIDEO)

Report Tv ka zbardhur dëshminë e Eduart Lamajt, autorit të vrasjes së dyfishtë në Laç. Lamaj është shprehur se nuk ka pasur qëllim që të vriste as me Paulin Gjergjin dhe as me Bujar Likën, por me pronarin e hotelit, Ilirjan Allamanin. Me këtë të fundit, Lamaj tregon se ka pasur konflikte në Itali për drogë.  

“Unë konfliktin nuk e kam pasur as me Paulinin as me Likën. Kam pasur konflikt të mbartur për borxhe me Ilirin pronarin e lokalit, e kemi pasur në Itali konfliktin, për punë borxhesh për drogën. Kemi punuar të dy në Itali me Ilirjan Allamanin, i dënuar në Itali, pronari i lokalit ku ndodhi vrasja. Ia kam kërkuar disa herë Ilirit lekët, por nuk mi ka dhënë, por jemi sharë e më ka ofenduar. Sapo kemi hyrë në lokal jam qëlluar nga një person që nuk e njihja, dhe në momentin që jam qëlluar jam rrëzuar, kam filluar dhe unë të qëlloj për vetëmbrojtje. Unë u kam kërkuar ndihmë ", mësohet të ketë thënë Lamaj.

Megjithatë, burime për Report Tv bëjnë me dije se kjo dëshmi e Lamajt nuk i ka bindur efektivët e policisë dhe Prokurorisë. Kjo pasi nga kqyrja e kamerave të sigurisë, bashkëpunëtorët e Lamajt, kanë mbajtur të neutralizuar në makinë fëmijët e Paulin Gjergjit. Për këtë arsye vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Eduart Lamaj
Ora 10:10
FOTO/ Kjo është makina që Eduart Lamaj përdori në atentatin në Laç, u gjet e braktisur në periferi të Tiranës

1592984424_golfinevarsje.jpg

Kjo është makina që Eduart Lamaj dhe tre bashkëpunëtorët e tij Ilir Xhepaj, Elson Alija dhe Klaudio Perkola kanë përdorur për ekzekutimin e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në Laç. Makina mjet tip 'Golf 5' u gjet e fshehur nga autorët në periferi të Tiranës.

B.K./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/06/2020 00:25

    Perse babai polic ben NEGOCIATA per dorezimin e te birit!? Ai duhet ta dorezoje menjehere,ai morri pjese ne vrasje dhe duhet te pergjigjet ligjerisht.

    Përgjigju
  • Noci: 24/06/2020 22:22

    Denim kapital varje o pushkatime kushtu te zen mend se perndryshe nuk kuptojn kafshet

    Përgjigju
  • Loti: 24/06/2020 21:32

    21 vjecar mor Klaudjo. Bere 1 kthese te gabuar diku dhe e paguan gjithe jeten.

    Përgjigju
  • Shaban: 24/06/2020 18:34

    pune drogaxhinjsh por shyqyr qe kane nishan e vrasin vetem njeri tjetri.

    Përgjigju
  • Babloku: 24/06/2020 18:06

    Ca mendimi duhet te kete Artan Hoxha per ket grupin e fuqishem kriminal,duhet te jete shum interessant mendimi i tije mendoj.

    Përgjigju
    • Bledi: 24/06/2020 18:11

      Artan hoxha esht nje kokerr injoranti qe flet pa piken e lidhjes...

  • 007: 24/06/2020 16:28

    Ja futet dhe James Bondit, shume grup i organizum paskan qene. Turp me te marre jeten kto plera, e fatkeqsi per ata qe iken te shkretet qe ishin dikushi! Me mire me rreshkit ne dush, e me thy qafen, se sa me te vra kto vemje!

    Përgjigju
    • Or taj: 24/06/2020 17:44

      Pse ishin dikushi ato qe iken? Cdo njeri te vret sot nuk ka ishte dikushi apo jo. Ne kte nivel ka degraduar shoqeria shqiptare

    • Fieri: 24/06/2020 16:59

      Shum shumm e sakttt

  • Baba me 3 femije: 24/06/2020 16:24

    Flisni perralla kush esht ai familjare qe doe bonte te tregoj per familjaret .. keta jan pjell e keqe vete Di gjo famija ca bo kalamajt nga 25 30 vjeca .

    Përgjigju
  • Ar 2: 24/06/2020 16:10

    Sa trim te ben arma. Shif si rri si lepur tani

    Përgjigju
  • Boli: 24/06/2020 16:07

    Ik mer legen. Trego sa leg je pagu. U shofte fara juj qe vrisni per lek

    Përgjigju
    • Budalla: 24/06/2020 17:18

      Asht ne gjak me 3 persona tash, leke e njerez te pafund kundra vetit.

  • Ketyre lepurusheve Kriminele , duhet Kripen ne B****** tjua fusesh..: 24/06/2020 14:37

    Plehrat ,,Si ho i mere jeten njerezve te pafajshem..Cilido qofte Arsyheja ! Borxhet apo etj.. Vetem Zoti ka te Drejte te vere dore mbi Njerezimin.. Dhe akoma me keqe , nje pjese sado e vogel,,ne vend te marin lopaten dhe te punojne me djerse, dhe ne mbremje te je prane Families,,,keta mbeturina harojne qe edhe miza te fkuturoje kapet,,e jo keta Trima Lepurushe ,,qe vrasin per ndonje pagese apo nga frika.. Cdo Krim le gjurme ,,cdo Kriminel kapet,,vetem ceshtje kohe.. Le te Mari Sapunin ta kete Ben jastek Kure te fleje ne Burg..

    Përgjigju
  • Agjenti: 24/06/2020 11:07

    Edhe familjaret duhet te arrestohen per perkrahje te autorit. Duke e ditur qe njeriu i tyre kryen vrasje shkojne dhe pajtojne mjek privat.

    Përgjigju
    • Toni: 24/06/2020 12:23

      Shume e drejte. Por me thene te drejten s'me vajti mendja tek arrestimi. Por tek niveli i kesaj familjeje. Ta dij motra qe i vellai te kete vrare 2 veta pa patur asnje konflikt me ta, dhe te heshte .... ne vend qe ta denoncoje direkt?

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’

Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’