Me Metën dhe Ramën, e majta jonë 'klasike' mbyll ciklin

Me Metën dhe Ramën, e majta jonë 'klasike' mbyll ciklin

Me sherrin, degjenerimin dhe performancën e dy liderave të së Majtës aktuale shqiptare, Ilir Meta dhe Edi Rama, Shqipëria e mbyll ciklin e kësaj të Majte. Pas zgjedhjeve të Prillit, Shqipëria për inerci mund të ketë sërish Edi Ramën (gjasat e të cilit po zvogëlohen disi paçka performancës tejet të dobët të liderit të opozitës), por asnjëherë nuk do të jetë më si më parë. Për këtë është kujdesur fillimisht Ilir Meta, duke ia përçudnuar ideologjinë LSI-së, partisë së vet duke e kthyer në një parti të etur për pushtet dhe rehatim militantësh.

Është e vërtetë që çdo parti lufton për pushtet, por jo duke shkelur parimet, siç ai e ka bërë rëndom. Sa i përket të Majtës së Edi Ramës, lehtësisht mund të shikosh demokracinë e brendshme të munguar, simbolikën e partisë dhe ciklin e reformave të tij për të kuptuar se e Majta e Sotme e PS-së, që përfaqësohet prej tij, ka humbur de jure dhe de facto ngjyrën, kurse ai është kthyer pak e nga pak në një lider autokratik.

Çuditërisht reformat e tij, që duhet të ndihnin në masë njerëzit e varfër dhe shtresën e mesme kanë ndihur vetëm një kastë, e cila forcohet e forcohet dhe merr e merr pushtet, që është në fakt përtej të Majtës e të Djathtës bashkë. Ata janë e mbeten të paprekshëm.

Kurse varfëria, e cila është rritur frikshëm sot dhe pamundësia e strukturave për ta menaxhuar atë, përveç propagandës që zbardh gjithçka, është tejet e lodhshme. Dikur gazetari i njohur Montanelli e thoshte me një lloj eufemizmi, këtë lloj stadi të ri të së Majtës: “Si ka mundësi që sa herë vinë të Majtët në pushtet, shtohen të varfrit?!”

Pa hedhur poshtë vlerat e pamohueshme të së Majtës dhe atë që përfaqëson por edhe ringritjen që i ka bërë vendit, pas dërrmës së të Djathtëve, ajo më shumë po lufton t’i marrë kauzat kësaj të fundit. Dhe, jo më kot, për pronën, identifikimin me të përndjekurit, strukturën dhe institucionet lufton më shumë e ”E Majta” sesa “E Djathta”, e cila i ka pasur në program, e që tashmë diskursin e vet e shtrin mirëfilli në atë politik-populist.

Filozofi polak Leszek Kolakowski, në një analizë të qartë për të treguar diferencat e ideologjive, shkruante se: ”Në të dyja sistemet e Majta përpiqet t’i bazojë mundësitë e saj në eksperiencën dhe prirjet evolucionare të historisë; ndërsa e Djathta është shprehja e kapitullimit përballë situatës së momentit.

Prandaj e Majta mund të ketë ideologji politike, ndërsa e Djathta nuk ka asgjë përveç taktikave. Brenda kontekstit të të dyja sistemeve, e Majta e di se çdo liri njerëzore plotëson një dëshirë të caktuar, por se ekziston edhe nevoja për lirinë si të tillë. E Majta nuk ka frikë nga historia. Ajo beson në fleksibilitetin e marrëdhënieve shoqërore dhe të natyrës njerëzore—në mundësinë e ndryshimit të tyre”.

Kjo është realisht sesi duhet të ishte E Majta, por Shqipëria e sotme është në diktatin e sherrit Ilir Meta dhe Edi Rama, që përpos të tjerave e kanë kanalizuar vendin në një udhë, e cila duket shumë e gjatë drejt integrimeve dhe shumë e shkurtër drejt këtij stadi, që është fundi i të ashtuquajtur të “Majtës” klasike shqiptare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 18/10/2020 16:31

    Meta duget mbyllur ne cmendine

    Përgjigju
  • Leku: 17/10/2020 22:15

    Analisti Andoni ju analizoni te majten dhe te djathten dhe mire beni,por te thuash qe Ilir Floriri eshte i majte,kjo eshte te vesh duart ne koke dhe ketu ti ben nje konfuzion te gabuar,uroj qe mos ta besh me qellim te caktuar. I majti dhe i djadhti percaktohet lo nga çfar thotë,por si vepron. Me gjej nje shëmbull ne 20 vitet e fundit ku LSI_JA eshte sjelle si e majte nga koka tek kembet. Mos e ul veten kaq poshte te mbrosh ate qe eshte i pa skrupullt.....qe nga korriku i 2016 qe po tentojne te hedhin shtetin ne ere per te mos u realizuar reforma ne drejtesi dhe kjo eshte pare çdo dite ne keto 6 vite me egersi shtazarake.

    Përgjigju
    • Korabi,France: 18/10/2020 07:17

      Pa hell poshte Ben Antonin si gazezar dhe analist për te cilin ashte nder te paktet qe kam respekt, do te thosha se gazetaria e gjoja analistet se bashku me televizionet private i kanë ba kaq keq Shqipërise sa dhe politika e mbrapsht apo edhe vete kriminaliteti. Te gjesh fjal te mira për Ilir Meten ashte barabar si te kerkosh ujë në shkretire. Ai as nuk ashte i majte as i djathtë por njl karrierist i korruptuar ku se badhku me Sali Betishen janë fatkeqesia e popullit shqiptar

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë