Kapet ‘njeriu bombë’ në Rrëshen, transportonte mina dhe eksploziv nga Lura! Policia: 45-vjeçar i shiste tek grupet kriminale (EMRI)

LEZHË-45-vjeçari, Arili Kalija e kishte kthyer shtëpinë e vjetër te babait në bazë për montimin e minave, të cilat dyshohet se i shiste tek grupet kriminale. Ai ra në prangat e policisë teksa i transportonte nga Lura në drejtim të Rrëshenit.

Policia njoftoi se gjatë kontrollit fizik, 45-vjecarit iu gjetën 4 mina me telekomandë, tre kallëpe eksploziv te montuara me kapsolla detonatorë dhe lënda te tjera eksplozive. Pas arrestimit te tij, u krye kontrolli në banesën e të atit ku u gjetën dy arme zjarri, qindra fishekë, kapsolla, ndezëza grantash fitil.

Në komunikatën për mediat behet e ditur se inteligjenca policore kishte informacion për 45-vjecarin, ndaj realizuan operacionin “Safe City 2”, duke e arrestuar ne kushtet e flagrancës ne hyrje te qytetit te Rrëshenit. 45-vjecari Arili Kalija banon në  Thumanë të Krujës, ndërsa në Lurë të Dibrës, tek shtëpia e vjetër e te atit, kishte ngritur bazën e armëve e minave. 

Policia e Rrëshenit bën te ditur se vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari te rende kriminale.

Gjatë kontrollit policia i gjeti:
•4 mina me telekomandë te lidhura me aparat celular me lëndë të dyshuara eksplozive;
•3 kallëpe lënde të dyshuar eksplozive me kapsollë dhe fitil;
•3 kapsolla të lidhura me fitil; 
•2 kallepë të tjera lënde të dyshuar eksplozive. 

Kujtojmë se dy javë më parë, policia vuri në pranga një 24-vjecar dhe sekuestroi 2 mina me telekomandë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:28
Arrestimi i 45-vjeçarit që transportonte mina e eksploziv, Balla: Parandalimi i ngjarjeve kriminale, detyrë parësore e Policisë së Shtetit

1711543958_taulantballa.jpg

Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me arrestimin e 45-vjeçarit në Rrëshen të Mirditës, të cilit iu gjetën me vete mina me telekomandë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, Balla shprehet se parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit.

Ai thekson se elementët/grupet kriminale duhen ndjekur nga Policia e Shtetit këmba këmbës, ditë-natë.

“Parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit. Përgëzime Policisë së Shtetit Mirditë për ndalimin në kohë të një personi të përfshirë në trafik të lëndëve/pajisjeve shpërthyese. Elementët/grupet kriminale duhen ndjekur nga Policia e Shtetit këmba këmbës, ditë-natë! Gjithashtu parandalimi i përshkallëzimit të konflikteve, zbardhja e ngjarjeve të ndodhura më parë, goditja e armëmbajtjes pa leje, lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe i shpërndarjes së lëndëve narkotike, ndalimi i shtetasve në kërkim, si dhe zbatimi me rigorozitet i Paketës për Sigurinë në shkolla, rritin besimin e qytetarëve tek Policia e Shtetit. Përgëzime Policisë së Shtetit në Durrës, Lushnjë, Elbasan, Shkodër, Tiranë,  Lezhë, Kukës, Vlorë, Dibër,  Korçë  dhe Fier, për rezultatet e operacioneve të 24 orëve të fundit, të cilat kanë çuar në ndalimin e 27 shtetasve dhe ku janë sekuestruar armë zjarri, mina me telekomandë, lendë eksplozive, fara cannabisi, lënde narkotike cannabis dhe kokainë”, -shkruan Balla.

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Endri Duro: 07/04/2024 11:16

    Fare e keqe, gjakatare primitive.

    Përgjigju
  • sapa: 07/04/2024 10:31

    Perderisa ne shqiperi do sundojne Gjin Gjonet njerezit do vazhdojne te luftojne privatisht per zgjidhjen e problemeve ate qe ne fakt duhej tju a bente shteti i se drejtes!Por shteti i se drejtes nuk behet ne shqiperi KURRE!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm