Shkoi tek familja në Gaza, palestinezi për Report Tv: U bllokova këtu nga lufta, më mirë të vdes me të afërmit

Palestinezi Abdalla Jaber, i cili ndodhet në Rripin e Gazës ka rrëfyer për Report Tv përjetimet e luftës. Ai është vendosur në Shqipëri prej kohësh dhe tashmë i pajisur edhe më nënshtetësi shqiptare, por u gjend në luftë pasi kishte shkuar për pushime me familjen për të takuar të afërmit.

Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Jaber thotë se është bllokuar në Gaza. Aka tentuar që të kthehet në Shqipëri, por kufiri nga Egjipti ishte mbyllur dhe nuk ka kaluar dot. Report Tv solli edhe pamjet ekskluzive të luftimeve në Gaza, në zonën ku ndodhet palestinezi dhe gjithçka duket e shkatërruar.

Edhe banesa e tij është e dëmtuar nga luftimet, ndërsa palestinezi Jaber thotë se po qëndron tek motra.

“Ishim me nusen dhe kalamajtë. U kthyen nga pushimet, se kanë shkollën këtu. Kishim plan të ktheheshim dje, por para pesë ditësh ndodhi kjo që kemi luftën. Ngelëm këtu dhe kam provuar për ta kaluar kufirin nga Egjipti dhe ishte goditur porta e kufirit dhe nuk kishim mundësi. Nuk jam në shpi, se shtëpia ime ishte dëmtuar dhe jemi larguar, po rri tek motra", tha ai për Report Tv. 

Palestinezi bën thirrje që të ndalet lufta dhe mos të vriten më fëmijë e civilë të pafajshëm. 

"Çdo person që vret fëmijë, pleq, civilë janë kriminel. Familjet dhe fëmijët në gaza po vriten çdo sekondë me raketa. Nga dita që ka nis lufta, skam parë asnjë polic, asnjë ushtar për Hamas, po shoh njerëz civil. Hamasit nëse ekzistojnë brenda Gazës, ose janë futur nga kufiri me tokat tona. Ikni luftoni, vrisni bëni ca doni, ca pune keni me njerëz që janë civil”, tha ai.

Jaber thotë se nuk mund t’i lërë pas të afërmit dhe më mirë të vdesë me ta.

Kur kam ardhur në Shqipëri, kam kaluar katër ditë në rrugë. Kam çunin në Shqipëri, kam një biznes në Yzberisht. Erdha këtu me nusen dhe çunin tjetër, se kam mamanë këtu. Nuk largohen dot nga Gaza, se ku do lë mamanë, nusen, kalamajtë. Më mirë të vdes mes tyre.

Palestinezi Jaber shprehet se Gaza ka nevojë për ndihmë nga e gjithë bota.

 

Intervista e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:23
Pamjet ekskluzive, pasojat e luftimeve në Rripin e Gazës

Report Tv sjell pamjet ekskluzive nga Gaza, ku prej katër ditësh po vijojnë sulmet nga Izraeli, si kundërpërgjigje ndaj sulmit të befasishëm të Hamasit. Siç shihet edhe nga video, gjithçka është e shkatërruar.

Raketat kanë vërshuar mbi banesa duke marrë jetë të pafajshme, ndërsa këto pamje tregojnë edhe dëmet e mëdha brenda shtëpive, ku banorët janë të detyruar të strehohen me shpresën se do t’i shpëtojnë këtyre luftimeve.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 11/10/2023 13:35

    Si ja japin pashaporten shqiptare tipave si ky, qe nuk kane asnje lidhje me Shqiperine?

    Përgjigju
    • O Bedri: 11/10/2023 15:19

      Ashtu siç ua japin shqiptareve qe skan lidhje me shtet e tjera!

  • Alex: 11/10/2023 12:40

    Shume mire e ke menduar , nuk do ta ndjejme mungesen tende…..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët