Pas arrestimit të 45-vjeçarit shqiptar Spartak Dyrmishi, i akuzuar për dhunë dhe abuzim seksual ndaj grave e vajzave, kanë mbërritur denoncime të tjera në policinë greke.
Mesditën e djeshme, një 67-vjeçare ka shkuar në Drejtorinë e Policisë së Kifisisë dhe ka denoncuar se në gusht të vitit 2021 ishte sulmuar në Lutraki nga një burrë i panjohur. Ajo thotë se pasi ka parë në media fotografinë e shqiptarit të arrestuar, ka arritur ta identifikojë si personin që 1 vit më parë kryente veprime të turpshme përballë saj.
Gjatë denoncimit, përshkroi se si ndodhi ngjarja në fillim të gushtit 2021. Ajo kishte dalë në mëngjes dhe i panjohuri e kishte ndjekur deri në shtëpi, kishte ulur pantallonat dhe ishte masturbuar para saj. Por e moshuara ka arritur të hapë derën e shtëpisë dhe të futet me shpejtësi brenda ndërsa shqiptari nuk kishte tentuar që të hynte.
Pasi pa fotografinë, u shpreh se arriti ta identifikonte përmes tatuazhit dhe disa tipareve të fytyrës. Ndërkohë vijojnë hetimet për akuzat për përdhunim apo ngacmime seksuale.
Një ditë më parë, Spartak Dyrmishi, i shpallur në kërkim nga autoritetet greke, u arrestua nga policia e Vlorës. I akuzuar si abuzues seksual, autori kaloi kufirin greko-shqiptar nga stacioni kufitar i Kakavisë në orët e para të 27 tetorit, përpara se të identifikohej nga autoritetet greke.
Për tu arratisur nga vendngjarja, Dyrmishi u nis drejt Vlorës në banesën e nënës ndërsa vetë ishte i divorcuar. Ishte nëna, e cila së bashku me motrën e saj i ngritën kurth duke i dhënë celësat e shtëpisë forcave blu.
Policia shqiptare e ka dorëzuar atë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë në mënyrë që të marrë dënimin nga shteti fqinj.
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.7%
-
Jo
19.8%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2813
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Policia greke godet bandën me kryetar shqiptarin e njohur si 'Mondi', sekuestrohen drogë, armë e para kesh! 25 të arrestuar dhe 14 në kërkim
17 Dhjetor, 18:46
-
Merret peng dhe dhunohet greku në Kostur, policia shpall në kërkim shqiptarin
17 Dhjetor, 16:40
-
Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, rihapet dosja e vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi, armikut të Ervis Martinajt! Dyshohet se kanë lidhje
17 Dhjetor, 15:10
-
Atentati në Athinë, identifikohet edhe shoku i viktimave, dyshohet të jetë plagosur
16 Dhjetor, 21:52
-
Atentati ndaj dy shqiptarëve në Athinë, media greke: Objektiv dyshohet se ishte ai që u plagos, jo Davella
16 Dhjetor, 19:57
-
DEA i zbuloi nga aplikacioni 'Signal', kapen 46 kg kokainë në Greqi! 4 në pranga, mes tyre edhe një shqiptar (EMRI)
16 Dhjetor, 11:53
-
Ekzekutimi mafioz në Athinë, policia heton motivet që fshihen pas atentatit ndaj Irakli Davellas! Shoku i tij rëndë në spital
16 Dhjetor, 09:23
-
VIDEO/ Frikë në këndin e lojërave në Athinë, fëmijët mbesin në ajër pasi ikin dritat në park
15 Dhjetor, 13:11
-
Atentat mafioz 2 shqiptarëve në Athinë, njëri vritet me plumb në kokë, tjetri rëndë! Dyshohet për larje hesapesh mes bandave (VIDEO)
15 Dhjetor, 13:06
-
Greqi/ Shqiptarëve u ndalohet tubimi në Athinë, Policia greke: Mund të shkaktojë tensione dhe reagime negative
14 Dhjetor, 21:49
-
Ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias: Turqia po zgjeron pretendimet ndaj Greqisë
14 Dhjetor, 20:14
-
Fundoset anija me migrantë në brigjet greke, pesë persona të vdekur
14 Dhjetor, 18:23
Nuk arrini ta kuptoni qe veprimi qe ka bere policia shqiptare eshte teresisht i kundraligjshem. Per ju mjafton qe ate tipin ta nxirrni si moster dhe te beni klikime. Jeni per te ardhur keq
Përgjigju