U bë simbol i krizës humanitare botë, vogëlushja Amal nuk jeton më

 U bë simbol i krizës humanitare botë, vogëlushja Amal nuk jeton më

Amal Hussain, fotoja e vajzës realizuar nga fotografi Tyler Hicks

Me një vështrim të përhumbur në sytë e saj  Amal Hussain, një vajzë 7 vjeçare, fotografia e së cilës e shtrirë në heshtje në një shtrat spitalor në Jemenin e veriut, tërhoqi dhe preku vëmendjen e të gjithë botës, duke u bërë fytyra e krizës humanitare në botë ka ndërruar jetë .

Portreti i saj duket se përmbledh rrethanat e tmerrshme të vendit të saj, të shkatërruar nga lufta civile.

“Ajo ishte një vogëlushe që rrinte e shtrirë, pa lëvizur. Nëna e saj i qëndronte pranë. Ajo na tregoi se ishin refugjatë nga një pjesë tjetër e vendit. Shtëpia e tyre ishte bombarduar”, është shprehur gazetari Walsh.

Sipas mediave bëhet e ditur se lajmi për vdekjen është dhënë nga familja e saj, e cila ka thënë se ajo kishte vdekur në një kamp refugjatësh katër milje nga klinika UNICEF në Aslam, ku dhe  ishte fotografuar.

"Zemra ime është thyer", tha nëna e saj, Mariam Ali, e cila qau gjatë një interviste telefonike. "Amal ishte gjithmonë buzëqeshur. Tani jam e shqetësuar për fëmijët e mi të tjerë. "ka thënë nënë e saj zemerthter në një intervistë telefonike, përcjell CNN.

Konflikti tre-vjeçar midis koalicionit të udhëhequr nga Sauditi dhe rebelëve Houthis-, që është në linjë me Iranin, e ka kthyer Jemenin në një vend të shkatërruar ku kanë mbetur të vrarë mbi 10,000 njerëz për shkak të luftës civile që e ka kthyer në një rrezik të mundshëm për jetën e njerëzve që jetojne në Jemen.

Rreth 1.8 milionë fëmijë në Jemen janë të kequshqyer dhe 8 milionë njerëz varen nga organizatat e ndihmave, ndaj ekziston frika se numri mund të rritet edhe më shumë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik