'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt: Cilëson ftesën publike si ofiq partiak

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt: Cilëson ftesën publike si ofiq partiak

Arben Malaj dhe Agron Shehaj

Partia Mundësia përmes një reagimi zyrtar ka hedhur poshtë deklaratat e bëra nga ish-ministrit socialist Arben Malaj, ku tha se kryetari i kësaj force politike, Agron Shehaj, i ka ofruar që të bëhet pjesë e partisë së tij.

Partia e Shehajt sqaron se ata kanë nisur një fushatë të hapur publike, duke ftuar përmes rrjeteve sociale, telefonave dhe SMS-ve, miliona shqiptarë.

Kjo fushatë, sipas Partisë Mundësia është keqinterpretuar nga ish-ministri Malaj, i cili e ka cilësuar ftesën publike si një “ofiq partiak”.

“Partia Mundësia përgënjeshtron shkrimin e ish ministrit socialist Arben Malaj pasi në asnjë rast nuk i është ofruar post në radhët tona.  Partia Mundësia ka nisur një fushatë të hapur publike duke kontaktuar miliona shqiptarë përmes rrjeteve sociale, telefonatave, SMS-ve duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e ndryshimit politik.

Fushatat e hapura dhe ftesat publike për të dhënë kontribut janë një model i hapur e perëndimor por që mesa duket Malaj nxitoi duke e cilësuar ftesën publike si ofiq partiak”, thuhet në reagimin e Partisë së Mundësisë.

Ish-ministri Arben Malaj deklaroi se kreu i Partisë së Mundësisë, Agron Shehaj, i propozoi që t’i bashkohet në parti për zgjedhjet e ardhshme të 11 majit, në postin e nënkryetarit.

Por, sipas asaj që ish-ministri tha kjo ftesë u refuzua nga ana e tij me argumentin se ai prej vitesh i ka shërbyer Partisë Socialiste.

 “Ndoshta disa prej tyre shpresojnë që unë të jem i pakënaqur me PS-në dhe të hidhem nga njëra parti në tjetrën për ndonjë post deputeti apo ministror. E kanë shumë gabim, sepse për socialistët e thjeshtë dhe të pakorruptuar, që nuk kanë përfituar asgjë personalisht gjatë mandateve të qeverisë së PS-së kam një mirënjohje të pakushtëzuar dhe të përhershme,” tha Malaj ndër të tjera më herët.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen