Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Juristi Kreshnik Spahiu, i ftuar në Report Tv, komenton marrjen në pyetje të kryebashkiakut të Erion Veliaj për 5 orë nga SPAK lidhur me hetimin pasuror. Spahiu thotë se Veliaj është pyetur nga SPAK për 4 bileta avioni në 2008, 2010, 2011.

Sipas Spahiut, kjo është komike në një kohë kur ish-kryeministri Sali Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011.

“Veliaj është pyetur për 4 bileta të vitit 2008, 2010, 2011. Sot prokurorisë i duken prova katër bileta të viti 2011, dhe jo 4 të vrarë në bulevard që ka bërë Berisha. Ky është dallimi mes Berishës dhe Veliajt. Për Berishën nuk guxon njeri t’ia konsiderojë 4 të vrarë, kanë 14 vite që kërkojnë një gëzhojë, thonë s’kemi gjetur gëzhojën. Të thërrasin për 4 bileta avioni kur duan të të fusin në sitën e drejtësisë, nuk po e mbroj. Berisha as dëshmitar nuk është thërritur, as si person si dijeni”, tha Spahiu.

Spahiu thotë se Veliaj nuk është eksponenti që kontrollon politikën shqiptare.

“Kur flasim për modele korrupsioni, nuk flasim për kilet apo thasët me para që janë vjedhur, matet me modelin. Së pari, Meta ka 34 vite në politikë, ndërsa Veliaj ka 10 vite. Meta ka qenë njeriu që ka përfituar nga të gjitha regjimet politike, që 22 vjeç. Nuk ka profesion, është njeri që ka qenë kryeministër, president, kryetar Kuvendi, ka qenë 10 herë deputet, i ka marrë çdo gjë shtetit shqiptar. Sido që të vijë, është e pakrahasueshme, jo vetëm me Veliajn, po me çdo personazh tjetër në politik, rregullat e sistemit politik në Shqipëri, e prishi parti a Metës, duke shkuar njëherë majtas, njëherë djathtas. Erion Veliaj nuk është eksponenti që kontrollon politikën shqiptare. E kanë kontrolluar 3-4 familje. Pyetja është a arrin të kontrollojë Erion Veliaj?”, shprehet Spahiu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:54
Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Juristi Kreshnik Saphiu i ftuar në Report Tv thotë se Berisha është një qenie biologjike që ka vdekur politikisht në vitin 2013. Për emisionin ‘Frontline’, Spahiu thotë se Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, për të siguruar mandatin e 4 dhe 5.

“Sali Berisha është qenie biologjike që ka vdekur politikisht në 2013, Berisha është ngjallur politikisht artificialisht. Ka vdekur me një parti që ishte 10 herë më e fortë se partia e 2024. Në vitin 2013, Berisha krahasuar me partinë e sotme, ishte kryeministër, kishte mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, kishte futur Shqipërinë në NATO, kishte kaluar 2 mandate, kishte një koalicion shumë të gjerë, kishte parti të unifikuar, nuk kishte asnjë problem dhe humbi me 1 mln vota. Pas 12 vitesh Berisha ka gjithë faktorin ndërkombëtar kundër, non grata, është i akuzuar për bashkëpunim me krimin e organizuar, ka parti të përçarë, s’ka koalicion. Është qenie politike vetëm në një funksion të një njeriu, produkt artificial që mbahet me oksigjen nga Rama për shkak të llogarive dhe kalkulimeve të tij politike. Nëse ka një gjë që nuk përbën ngjarje, është hetimi i Berishës. Sukses mund të konsiderohet arrestimi i Metës apo dhjetëra deputetëve, ministrave e kryetarëve të bashkive.

Do i bëj një pyetje publikut. Nëse do ishte kryeministër Berisha, a do ekzistonte SPAK dhe Dumanin, nëse Dumani do arrestonte gjysmat e ministrave të Berishës, 10 kryetarë të Berishës dhe 10 deputetë të Berishës si kryeministër. Ca do bënte Berisha në parlament. Berisha ka shkarkuar çdo prokuror të përgjithshëm, çdo kryetar të GJK. Pyes publikun ca do ndodhte nëse mblidhet parlamenti dhe shkarkonte drejtuesin, ai në opozitë dhe shiko se ca i bën. Nëse ka një sukses sot, nuk është hetimi ndaj Berishës, por ndaj ministrave, deputetëve dhe ish-presidentit”, tha Spahiu në Report Tv.

Ora 21:45
Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Për juristin Kreshnik Spahiu, ngjarja e vitit 2024 është ‘Shqipëria turistike’. I ftuar në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, Spahiu thotë se dikur 80% e planetit nuk e njihte vendin tonë, as nuk e dinin ku pozicionohej gjeografikisht, ndërkohë që sot situata është krejtësisht ndryshe me një vend të promovuar gjithnjë e më shumë sa i takon aspektit të turizmit.  

“Ngjarje do konsiderojmë Berishën po të shohim afatshkurtër, po të shohim pak më larg, ngjarja e 2024 është Shqipëria turistike. Shqipëria që kur është krijuar si shtet, ka qenë për një pjesë të planetit, inekzistente. Gjysma e popullsisë në planet nuk e dinin se ku binte gjeografikisht Shqipëria. Ka shtete në kontinente tjera nuk e dinin që ekzistojmë. Në 2024, Shqipëria është një kapitull ku kudo që të jesh jashtë, arrijmë të bëjmë diferencën”, tha Spahiu.

Sot, Spahiu thotë se të huajt e konsiderojnë Shqipërinë me perlën e Europës dhe kjo sipas tij përbën një epokë të re për vendin tonë.

“Më parë kur thonim që jemi shqiptarë, evidentoheshin me cilësi të tjera, kur sot themi jemi nga Shqipëria 99% e të huajve thonë Shqipëria është vend i mrekullueshëm, perla e Evropës, vendi juaj madhështor. Kjo është ajo që përbën një epokë të re për Shqipërinë”, vijoi Spahiu.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis