Rrugët e vendit kanë qenë më të qeta këtë fund vit. Gjatë muajit nëntor në vend ka pasur si më pak aksidente rrugore, ashtu dhe më pak të aksidentuar, ndryshe nga muajt e mëparshëm, kur tendenca ishte në rritje të fortë.
INSTAT bëri të ditur se në muajin Nëntor 2024 numërohen 147 aksidente rrugore, nga 167 aksidente që u shënuan në të njëjtin muaj të një viti më parë.
Në këto aksidente kishte 188 të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur) nga 212 në nëtor të një viti më parë. INSTAT raporton se të dhënat e publikuara janë paraprake dhe subjekt përditësimi.
Gjithsesi, për 11 mujorin, si aksidentet ashtu të aksidentuara kanë qenë në rritje. Për janar-nëntor numërohen gjithsej 1517 aksidente, me rritje prej 34% në krahasim me 11 mujorin e një viti më parë, kur ndodhën gjithsej 1128 aksidente.
Edhe të aksidentuarit janë me rritje prej 36%, duke u kaluar 2 mijë personat.
Sipas INSTAT, gjatë periudhës Janar- Nëntor 2024, vdekshmëria në aksidente rrugore është 9,8 për 100 aksidente, nga 15,7 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Aksidentet rrugore, në 90,5% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 26,5% të numrit të aksidenteve gjithsej.
Në muajin Nëntor 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Mërkurë me 18,4%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Hënë, me 10,2%.
Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 17:00-19:00, duke zënë 25,2% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej./ Monitor
Foto: Aksidentet rrugore dhe të aksidentuarit ( të vrarë e të plagosur), Nëntor 2020-Nëntor 2024
Foto: Aksidentet rrugore, numri i të vdekurve dhe të plagosurve sipas qarqeve
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.6%
-
As i mire as i keq
33.7%
Vota total: 1559
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lezhë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në lokal, merr përpara qytetarin që po pinte kafe! Përfundon në gjendje të rëndë drejt spitalit (VIDEO)
23 Qershor 2022, 09:24
-
Aksident në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, makina del nga rruga dhe përmbyset, nuk ka të lënduar
7 Qershor 2022, 09:08
-
Tiranë/ Makina del nga rruga tek Pallati me Shigjeta dhe për pak sa nuk përfundon në Lanë
5 Qershor 2022, 19:38
-
Aksident në aksin rrugor Fier-Ballsh, 4 persona të plagosur
2 Qershor 2022, 17:46
-
Makina përplaset me motorçikletën në Gjirokastër, plagoset një person, dyshohet për shkak të shpejtësisë jashtë normave të lejuara
18 Maj 2022, 21:32
-
Thyen rregullat e qarkullimit, Policia me ‘dorë të hekurt’, gjobiten shoferët dhe pezullohen 87 leje drejtimi për 16 orë në Lezhë (VIDEO)
18 Maj 2022, 16:24
-
Përplasi për vdekje 45 vjeçarin në Kavajë, arrestohet shoferi
14 Maj 2022, 13:54
-
Shkelja e rregullave të qarkullimit, makina inteligjente në Elbasan, evidentohen dhe gjobiten shoferët problematik
11 Maj 2022, 08:30
-
Me shpejtësi të lartë dhe duke kryer manovra të rrezikshme, përmbyset 'Audi' në autostraden Tiranë-Durrës
8 Maj 2022, 19:52
-
Përmbyset kamioni, shkak lagështira në rrugë, nuk ka të lënduar
6 Maj 2022, 19:13
-
Lezhë, rruga turistike e Kunës burim aksidentesh! Për 4 muaj një viktimë dhe 5 të plagosur nga mungesa e sinjalistikës
4 Maj 2022, 18:20
-
Lezhë, makina përplas 14-vjeçarin, i intubuar niset me urgjencë për në Tiranë
4 Maj 2022, 16:20