Sold-out në më pak se dy orë, 'avullojnë' biletat e Shqipëri - Ishujt Faroe! Çmime 'të kripura' për tifozët

Sold-out në më pak se dy orë, 'avullojnë' biletat e Shqipëri - Ishujt Faroe! Çmime 'të kripura' për tifozët

Kombëtarja

Shqipëri - Ishujt Faroe luhet të hënën e 20 nëntorit në "Air Albania" duke nisur nga 20:45. Sfida është e fundit për kualifikueset e Euro 2024 (grupi E) dhe kuqezinjtë e Sylvinhos presin vetëm zyrtarizimin për në finalet e "Gjermani 2024".

Mbrëmjen e së enjtes në orën 20:00 FSHF nxori në shitje biletat, të cilat "avulluan" në më pak se dy orë. Interesi ishte i lartë për këtë duel, që vjen pas atij me Moldavinë në transfertë (17 nëntor) ku me gjasë tanët do marrin zyrtarisht një biletë për më tej.

Menjëherë sapo biletat dolën online, interesi i lartë i tifozëve bëri që serveri të binte, me faqen që kishte më shumë se 4800 tifozë në pritje. Pas orës 22:00 të kësaj të enjteje, asnjë biletë nuk kishtë më në treg.

Vlen të theksohet se çmimet e biletave për sektorët pas porte dhe në tribunën karshi varionin nga 3000-8000 lekë. Çmime të larta kur mendon se kundërshtari përballë është i renditur i fundit në grup.

"Air Albania" ka 22.500 ulëse dhe tifozët miq do jenë të paktë në numër. FSHF nuk nxori në treg asnjë biletë në tribunën qëndrore apo atë VIP, çka pritet që ato të dhurohen nga organi i futbollit për sponsorët dhe të ftuarit.

Në grupin E, Shqipëria me 13 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Çekia me 11-të, Polonia me 10-të, Moldavia me 9-të dhe Ishujt Faroe me vetëm një pikë.

Stadiumi 'sold-out'

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Duka: 03/11/2023 10:09

    I ka ble vete fshf me sekseret qe ti shesi ne treg te zi Sic ndodhi me Cekine, qe shkoi 100-1000 euro bileta Dhe skishte bileta qe diten e dyte.. Kur gjejne budallenj mire bejne, se i blejne kto idiotat qe duan te shkojne ne stadium per selfie e per story... nuk jane tifoze, thjesht eshte be si tredy hajde te shkojme stadium bashke me eskortat e tiranes qe i shef aty rendomte! Turpi sa vjen e shohet ne kte vend dhe ska per ta dal me nga infeksioni Shqiperia vetem do qelbet perdite e me shume..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore