Me pikë të njëjta si 11 vite më parë, Alonso: Mendova se isha në tunel të errët, jam kampion

Me pikë të njëjta si 11 vite më parë, Alonso: Mendova se isha në tunel të errët, jam kampion

Fernando Alonso, piloti i Aston Martin

Fernando Alonso e ka nisur mirë sezonin e ri në Formula 1. Skuderia britanike, Aston Martin po udhëhiqet nga një ekspert si piloti spanjoll, me këtë të fundit që në dy garat e para në Bahrein dhe në Arabinë Saudite është ngjitur në podium.

Kampioni i botës në 2007 edhe pas 16 vitesh po bën mirë në garat e shpejtësisë, teksa ka filluar të ngacmojë kampionët e botës, skuderinë Red Bull. Max Verstappen duket nën presion nga Alonso, edhe pse makina Red Bull ka treguar se është më e shpejtë.

Ky sezon për Alonson është i njëjtë si 11 vite më parë, kur në garat e para kishte të njëjtën kuotë pikësh, 30-të. Shpeshherë Aston Martin këtë sezon është parë më mirë se Mercedes dhe ndoshta edhe se Ferrari, teksa eksperti Alonso thotë se ka dalë nga tuneli ku ka qenë dhe se ndihet kampion.

"Njerëzit mendonin se isha në një tunel të errët nga i cili nuk do të dilja kurrë, por jam një kampion bote. Kam fituar në vitet e fundit jo vetëm në Formula 1. Bota e motorsportit nuk është vetëm Formula 1. Tani jam rikthyer mes pretendentëve me Aston Martin, por nuk më duket sikur më është rikthyer jeta. Duhet të kuptojmë se nuk ndryshon shumë vendi i tretë me të shtatin, të paktën për mua personalisht sepse unë mendoj se në garë fiton ose humbet, nuk ka rrugë tjetër”, u shpreh 41-vjeçari.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri