Me pistoletë me 23 fishekë në çantë dore, policia u ndalon Audin dhe arreston 2 persona

Me pistoletë me 23 fishekë në çantë dore, policia u ndalon Audin dhe arreston 2 persona

DURRËS - Një 43-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit, pasi lëvizte me pistoletë me vete ndërsa një 28-vjeçar u arrestua për moskallëzim të krimit. 

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë R. F., 43 vjeç dhe S. H., 28 vjeç, të dy banues në Manzë, Durrës.

Policia kishte marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Audi" në pronësi të S. H., në sediljen e pasagjerit ku ndodhej R. F., në një çantë dore, Policia gjeti një armë zjarri tip "Beretta" dhe 23 fishekë.

Ata do të hetohen për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës