Vetëm me cigaret dhe rrobat, Tahiri kalon natën në burgun 313! Për arsye sigurie, lihet i vetëm në qeli! Në të njëjtin burg edhe shumë të arrestuar në kohën kur ai ishte Ministër i Brendshëm

Nga salla e gjyqit me pranga në duar drejt Drejtorisë së Policisë Tiranë dhe më pas në dhomat e paraburgimit të 313 në Tiranë, Saimit Tahiri kalon natën e tij të parë në qeli. Mëngjesin e së premtes Tahiri nuk e priste një gjë të tillë ku pretendonte të merrte pafajësinë, por Gjykata vendosi ta dënonte atë me 3 vite e 4 muaj burg pas një seance maratone të zhvilluar ditën e djeshme.

Me dy paketa cigare, të cilat i kërkoi avokati i tij mbrojtës t'ia blinin, dhe rrobat e trupit Tahiri kaloi natën në dhomat e paraburgimit të 313, ku u vendos në godinë nr.2, godina e re e burgut.

Për arsye sigurie ai është lënë i vetëm në një qeli, pasi në kohën kur ka qenë ministër i Brendshëm, janë arrestuar shumë nga të burgosurit që ndodhen aty. Ish ministri do të jetë nën vëzhgimin e autoriteteve të IEVP për 10 ditë, ndërsa pritet që dhe dënimin ta kryer po te 313.

Tahiri ndodhet vetëm në dhomën në godinën 2 te burgu 31, e pajisur me krevat, komodinë dhe tualetin brenda dhomës. Në qeli nuk ka televizor dhe frigorifer, ndërsa këto mund të sillen nga familjarët e të dënuarit  pas afatit 10 ditor që është nën vëzhgim. Sipas burimeve Tahiri është shfaqur i shqetësuar dhe në tension pasi është futur në qeli.

Pas një seance maratonë GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim.  Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal". Në argumentimet e vendimit, Apeli i GJKKO nënvizon se rezulton se Tahiri ka lidhje me Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës.

Sipas Gjykatës, Tahiri provohet se ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj për përfitime të padrejta dhe njëkohësisht shpërdorimi i detyrës duke dëmtuar interesat e shtetit. Saimir Tahiri e nisi ‘betejën’ e tij me drejtësinë në vitin 2017, kur kishte 4 vite ministër i Brendshëm, si ministri më jetëgjatë në atë dikaster. Organet e drejtësisë e vunë në shënjestër pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit.

 Godina nr 2 e burgut 313 ku Tahiri  po mbahet

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Katarakti: 05/02/2022 10:58

    Po luhet me fatin e njerezve te pafajshem! Duket qarte nje dore e fshehte jashte sistemit te drejtesise, qe udheheq gjithcka! Pse nuk ben kjo dore te njejten gje me Saliun,ish ministrat dhe ministrat e Rames!Kujdes nga gjuetia e shtrigave!

    Përgjigju
  • Kafexhiu: 05/02/2022 10:46

    Edhe fokat e rralla kane ardhur te vizitojne shqiperine tani qe ka hyre Saje Tahiri ne burg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

EUROPOL godet grupin kriminal të drogës në Spanjë, 9 në pranga! Shqiptari u pastronte paratë përmes kriptomonedhave

EUROPOL godet grupin kriminal të drogës në Spanjë, 9 në pranga! Shqiptari u pastronte paratë përmes kriptomonedhave