Lefter Maliqi: Saimir Tahirit i rrezikohet jeta në burgun 313! Kush e dha urdhrin që ta çonin atje, kush do t’i mbyllë gojën?!

Lefter Maliqi: Saimir Tahirit i rrezikohet jeta në burgun 313! Kush e dha urdhrin që ta çonin atje, kush do t’i mbyllë gojën?!

Tahiri dje në Gjykatë

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka paralajmëruar se ish-Ministrit Saimir Tahriri i rrezikohet jeta në burgun 313, ku ai do të kryej 3 vite e 4 muaj burg, pasi u dënua dje nga Apeli i GJKKO. Me një postim në Facebook, Maliqi hedh dyshime se caktimi i këtij burgu për shlyerjen e dënimit, është bërë me qëllimin për t'i mbyllur Tahirit gojën.

Maliqi nuk i kursen as akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se Tahiri është i vetmi që di për “urdhëruesin e kanabizimit të vendit dhe kreun e mafies Rama”.

"Jeta e Tahirit në rrezik. Kush urdhëroi dërgimin e tij tek 313 tek burgu me rrezikshmëri të lart, kush do t'i mbyll gojën Tahirit sepse është i vetmi qe di për urdhëruesin e kanabizimit të vendit dhe kreun e mafies Rama. Tahirit tek 313 i rrezikohet jeta ose është nën kërcenim e presion të mbyllë gojën! Kreu i “Mafies” eliminon një nga një bashkëpunëtorët e tij! Pasi i keqpërdori, i futi në burg ish-ministrat Koka-Tahiri. Mbushi parlamentin me kriminelë dhe Deputetë me pranga si Frroku, Prenga etj. Po kështu me Kryebashkiakët, që u larguan nga ligji i dekriminalizimit. Shiti Xhafen, Klosin, Majkon, Blushin, Braçen, Ballën, disa ish-Drejtorë të Përgjithshëm e ish-Deputetë si Çuko, hodhi në rrugë Gjikën; futi në burg Tushen e Lushnjes. E mbushi Qeverinë me ‘femra’ të nënshtruara e keq-përdorura. Miliardat e Eurove, para të popullit, me të cilat lobon në politikën e jashtme; blen Diplomat e Opozitën! “Pusht-eti i Madhërishëm”, jeta e shfrenuar në ‘Harem’, lidhja me oligarket e krimin i kanë errur sytë, duke e ditur veten ‘Sulltan’ që pret koka dhe ‘Diktator’ që dikton vdekjen…por fundi i diktatorëve dihet!", shkruan Maliqi.

Pas një seance maratonë GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim.  Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal". Në argumentimet e vendimit, Apeli i GJKKO nënvizon se rezulton se Tahiri ka lidhje me Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës.

Sipas Gjykatës, Tahiri provohet se ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj për përfitime të padrejta dhe njëkohësisht shpërdorimi i detyrës duke dëmtuar interesat e shtetit. Saimir Tahiri e nisi ‘betejën’ e tij me drejtësinë në vitin 2017, kur kishte 4 vite ministër i Brendshëm, si ministri më jetëgjatë në atë dikaster. Organet e drejtësisë e vunë në shënjestër pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SHQIPTAR: 05/02/2022 12:53

    sa me pare duhet te kerkosh sajmir te largohesh na 313 te dua pa interes as me njef po te tthem kush jam thjesht me vjen keq nese do denoheshin politikanet per cfare kane bere ju duhet te ishit i fundit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja