Me protezë në këmbë, por optimist për jetën! Besim Coka prek me rrëfimin në 'Një nga ne': 2 vite nuk kam vënë gjumë në sy

Kushtet e vështira të jetesës e detyruan të punonte në moshën 13 vjeçare në ndërtim.

Për Besim Cokën, varfëria nuk ishte asgjë përpara sprovës së madhe që kaloi në moshën 30 vjeçare.

“Kur isha në Shëngjin, më kapi dhimbja e gjurit dhe më krijoi ujë. Mjekët më thanë që të mos lëvizja për 4 muaj, por nuk i dëgjova. Vazhdova të punoja, derisa u bllokua gjuri totalisht. Jam operuar 6 herë, vura protezë në këmbë”, shprehet 40 vjeçari nga Kuksi.

Pavarësisht demoralizimit, atij i qëndroi pranë familja. Sot ai refuzon që mungesa e këmbës ta pengojë që të bëjë një jetë normale.

Për emisionin “Një nga ne”, në Report Tv, Besimi rrëfen se dita e tij është e ndarë midis detyrave si prind, punimit të hekurave dekorativë dhe kohës së lirë në fushat e futbollit së bashku me miqtë e tij që kanë të njëjtën problematikë.

Për më shumë klikoni videon e plotë të emisionit “Një nga ne”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:14
Humbi këmbën, 40-vjeçari e kthen dhimbjen në forcë: Vajza, motivi i jetës time

 

Pas një kalvari vuajtjesh, Besim Coka gjeti forcën për të rijetuar jetën. Dhimbjet e forta të gjurit, shpenzimet e shumta të operacionit dhe vështirësitë për të ecur, i ka lënë pas krahëve.

Me vendosjen e protezës në këmbë, ai po përpiqet të bëjë një jetë normale si bashkëmoshatarët e tij.

Duket se forcën e gjen tek e bija, të cilës i qëndron pranë në çdo aktivitet të ditës.

“Vajza është motivi i jetës sime, unë për atë jetoj. Kam një familje të mrekullueshme dhe e falenderoj Zotin se shumë më dha, e pak më mori”, shprehet ai.

Ora 20:14
'100 jetë të kisha, prapë në ndërtim do punoja'/ Njihuni me 40 vjeçarin që dëshironte gjithnjë të ishte punëtor krahu

 

Prej 20 vitesh, Besim Coka ka punuar në ndërtim. Në një rrëfim për emisionin “Një nga ne”, shprehet se këtë punë e ka dashur gjithnjë.

“100 jetë të kisha, prap në ndërtim do punoja. Një njeri që punon me djersën e ballit, është njeri i mrekullueshëm sepse po ia del vetë”, thotë ndër të tjera.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK