Dy të rinj në Fier janë arrestuar në flagrancë për shitje kokaine e kanabisi.
Tomas Feracaku, 26 vjeç dhe Antonio Hasko, 29 vjeç, u arrestuan ndërsa po lëviznin me makinë në fshatin Grabian, me qindra doza droge.
Policia gjeti dhe sekuestroi drogë edhe në banesat e tyre, bashkë me automjetin, një grirëse, një peshore elektronike dhe 3 celularë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Fier për veprime të mëtejshme.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente










