Një 19-vjeçare është gjetur e vrarë në Ukrainë dhe trupi i saj ishte brenda një valixheje. Daria Bilous u gjet nga disa banorë dhe ishte gjysmë e zhveshur. E reja mbante veshur vetëm reçipetat dhe pantallonat.
”Një fqinj nga blloku jonë i apartamenteve tha se në orën 10 të mëngjesit pa pesë burra që po ecnin në oborr dhe hodhën një valixhe në një kazan plehrash. Më pas një i pastrehë shkoi të shihte se çfarë kishte brenda valixhes dhe zbuloi trupin e vajzës.”-tha njëri prej banorëve që e gjeti trupin e vajzës.
Ndërkohë që dëshmitarët kanë thënë në polici se kanë parë 5 burra që mbanin valixhen ku ndodhej trupi i vajzës. Studentja sipas Mirror.uk ishte goditur me një mjet të mprehtë në qafë. Daria studionte në një kolegj në Dnipro dhe dyshohet se ka vdekur nga mbytja.