“Më shpëtoi vajza shqiptare...” - Rrëfimi i Elsa Lilës: Si donin të më vrisnin në burg!

“Më shpëtoi vajza shqiptare...” - Rrëfimi i Elsa Lilës: Si donin të më vrisnin në burg!

Elsa Lila

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila sapo ka publikuar librin e saj të parë, "Mirë se vini në Rebibbia".

Për të bërë promovimin e librit të saj, Elsa Lila ka dhënë një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga, ku edhe rrëfeu se gjatë kohës që ishte në qelinë e burgut, një grua tjetër kishte tentuar që ta vriste.

Por për fatin e saj të mirë, në ambientet e burgut ishte njohur me një vajzë shqiptare, e cila e kishte marrë në mbrojtje.

Dhe rrjedhimisht i kishte shpëtuar jetën!

Elsa Lila: Isha në 41bis dhe nuk komunikoja dot me askënd jashtë. Nuk përmend dot emrat as të klanit që ishte aty brenda që mua më mbrojti...

Por ishte një klan që ty të thirri dhe të tha...?

Elsa Lila: Ishte një klan, i cili, nëpërmjet vajzës shqiptare më dha akses dhe mbrojtje.

 Sepse nëse nuk ke mbrojtje mund të ndodhë siç ty të ndodhi që erdhën të të vrisnin?

Elsa Lila: Po! Atje mund të ndodhë çdo gjë. Pata akses në disa njerëz që më dhanë mbrojtje. Atje mund të ndodhë çdo gjë. Sepse ka të dënuara me faj që nuk kanë as ekuilibër psiqik dhe mund të të dëmtojnë, por jo sepse e kanë problemin me ty.

Rastësia e deshi që unë të gjeja disa persona aty brenda, si vajza shqiptare dhe dy gardianet që më mbrojtën aty brenda. Më mbushën me forcë, me kurajo dhe le të themi edhe që nuk kam pasur një jetë të thjeshtë. Nuk vij nga një jetë përrallash. Kam pasur një jetë jashtë të zakonshmes.

Elsa Lila u arrestua në vitin 2022 pasi u dyshua se ishte pjesë e një organizate kriminale që merrej me shitjen e drogës në Romë.

Sipas raportimeve që bënin asokohe mediat italiane, grupi përbëhej nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë ndërsa Lila supozohet se kishte rolin e "financieres së grupit".

Në shtëpinë e saj u gjet një bllok i zi, brenda të cilit thuhej se ishin shënuar të gjitha të dhënat e kokainës. /dritare.net/

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Memento mori: 18/11/2024 17:47

    Pra, kjo individe kërkon të martirizohet dhe është krenohet për mbështetjen e marrë nga një "klan" gjatë qëndrimit në burg. Ajo duhet të mendojë se ato droga në biznesin e të cilave ishte e përfshirë si shitsje, kane shkatërruar jetë, ndoshta edhe jetë të fëmijëve dhe të rinjve. Një individe arrogante, infekte dhe pa karakter, të cilen gazetat dhe televizioni e vendosën në piedestal. ..

    Përgjigju
  • [email protected]: 13/11/2024 13:25

    N 41bis nuk vejn prostitutat o Elsa ! Nuk ishe toto riina ti per 41 bis.

    Përgjigju
    • Tirona: 13/11/2024 16:23

      Lene të deliroj pak goca se gjynof ????. Po ku e di kjo o vlla ça ësht 41 bis.Ja kan trregu si llaf ene e përdor dhe kjo.

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Nisin në Durrës Forumet e Dialogut Qytetar, debatohen gjetjet dhe sugjerimet e ekspertëve për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit

Nisin në Durrës Forumet e Dialogut Qytetar, debatohen gjetjet dhe sugjerimet e ekspertëve për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit