'Më shumë kam qarë për fustanin sesa kur ika nga mamaja' Rita Lati tregon detaje nga dasma e saj

'Më shumë kam qarë për fustanin sesa kur ika nga mamaja' Rita Lati tregon detaje nga dasma e saj

Rita Lati

Aktorja Rita Lati ka shprehur detaje nga dasma e saj që nuk i kishim dëgjuar më parë.

Ditën e djeshme ajo ishte e ftuar në emisionin “E Diell” dhe kujtoi ditën kur ajo u bë nuse e doli nga shtëpia e prindërve.

 “Më bëri babai nuse, u tund dynjaja po martohej artistja e Vlorës thonin”, ka thënë Rita, që në atë kohë u bë shumë e famshme me rolin e Zenepes.

Ajo tha se njerëzit e burrit erdhën ta mernin me pajë e  stoli dhe u nisën me 3 makina për tek shtëpia.

Por diçka kishte ndodhur gjatë rrugës...

 “Në mes të fushës së misrit teksa kalonim në Lushnje, më hoqën fustanin e nusërisë dhe më veshën me një fustan tjetër, si nuse komuniste se ashtu më donte vjehrra” është shprehur aktorja e dashur.

Rregullat komuniste nuk e paskan lejuar që ta shijonte fustanin deri në momentin e fundit të dasmës.

Më shumë kam qarë për fustanin që më hoqën sesa kur ika nga mamaja”, ka thënë Lati.

Foto e Ritës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja