Dasmë në mbi 6.500 metra lartësi, çifti bolivian realizon një ceremoni të paharrueshme

Dasmë në mbi 6.500 metra lartësi, çifti bolivian realizon një ceremoni të paharrueshme

Një çift bolivian i thanë njëri tjetrit’ po’ jo në një sallon mondan dasmash por në 6,462 metra lartësi.

Johny Pacheco dhe Heydi Paco vendosën ti thonë njëri tjetri "po" në një vend "më afër qiellit dhe më afër Zotit", dhe zgjodhën të kenë dasmën e tyre në malin Illimani, i gjithi i mbuluar me dëborë të La Paz.

Ideja për një dasmë të veçantë nisi pasi Johny kishte kërkuar Heydit të martohej me të në majën e Huayna Potosí në 6,088 metra lartësi.

Mes reve dhe shtresës së bardhë të dëborës, Johny së bashku me të afërmit u ngjit në mal, të liudhur me njëri-tjetrit me litarë të sigurisë.

Në të njëjtën mënyrë, Heydi, mbante një vello të gjatë dhe një buqetë me trëndafila dhe një pëlhurë tipike Andeane. Dasma u zhvillua në temperatura -10 gradë Celsius.

E për një ceremoni të tillë janë nevojitur pajisje të veçanta për ngjitje. Madje përpos nuses edhe dasmorëve u janë nevojitur tri ditë që të ngjiten në maje të malit.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja