Më shumë se 100 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Indi dhe dhjetëra mijëra janë evakuuar.

Shteti i Maharashtra u prek më së shumti nga shira të rrëmbyer që kanë shkaktuar përmbytje të mëdha e rrëshqitje dheu.

Grupet e kërkim-shpëtimit janë end enë terren, në kërkim të personave të mbijetuar, por moti i keq që vijon në vend i vështirëson punën.

Meteorologët në vend kanë bërë me dije se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe për disa ditë.