‘Më shumë se 200 mijë vaksinime’, Rama: Nuk do të ndalemi, me këmbëngulje të madhe, derisa ta fitojmë përballjen me armikun e padukshëm COVID-19

‘Më shumë se 200 mijë vaksinime’, Rama: Nuk do të ndalemi, me këmbëngulje të madhe, derisa ta fitojmë përballjen me armikun e padukshëm COVID-19

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, ka bërë me dije se Shqipëria ka arritur më shumë se 200 mijë vaksinime, kundër COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetin e ti social Facebook, kryeministri ka publikuar edhe një video në të cilën shfaqen qytetarë nga e gjithë Shqipëria, Berat, Vlorë, Gjirokastër, Tiranë, Lezhë, Lushnjë, Përmet, Rrogozhinë, Pukë, të cilët shprehen të kënaqur pasi kanë marrë dozën e vaksinës anti-COVID.

“I falënderoje të gjithë që po na ndihmojnë që të bëjmë vaksinën, që edhe në të ndihmëni sa më mirë”, shprehet një qytetar nga Berati.

“Faleminderit shumë që u përpoq Edi Rama dhe e gjithë qeveria që ne të bënim vaksinën”, tha një tjetër qytetare.

“Nderi është i gjithi i yni”, shkruan Rama.

Përmes postimit të tij ai ka shtuar se ia kemi dalë dhe se nuk do të ndalemi, me këmbëngulje të madhe, derisa ta fitojmë përballjen me armikun e padukshëm, COVID-19.

Barometri global për ritmin e vaksinimit në 7 ditët e fundit e rendit Shqipërinë në vendin e parë, duke lënë pas edhe Serbinë në rajon, por edhe vende të Bashkimit Evropian, të cilat e nisën më herët vaksinimin.

Në të gjithë vendin vijon vaksinimi masiv i cili ka nisur më 28 mars.

Ndërsa vaksinimi i bluzave të bardha ka nisur më 11 janar, sapo mbërritën dozat e para të vaksinës Pfizer në vend.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:40
Manastirliu nga Korça: Mbi 150 mijë të moshuar janë vaksinuar kundër COVID-19 në të gjithë vendin, mbërrijnë 7020 doza të Pfizer

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu së bashku me kryeministrin Edi Rama kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit në Korçë.

Ministrja shprehet se në qytetin e Korçës tashmë janë vaksinuar 16 mijë persona, ku 10 mijë prej tyre janë të moshuar. Ajo shtoi se tashmë janë vaksinuar 150 mijë të moshuar në të gjithë vendin dhe se gjithsej janë mbi 260 mijë që nga fillimi i procesit.

 “Kemi vaksinuar mbi 10 mijë qytetarë dhe pjesa më e madhe janë të moshuar. Kemi arritur mbi 150 mijë të moshuar të vaksinuar deri më tani. Ndërkohë që  gjithsej janë mbi 260 mijë vaksinime. Sot kemi planifikuar të vaksinojnë mbi 300 të moshuar dhe në qendrat shëndetësore vijon i njëjti proces. Dje kanë mbërritur 7020 doza të Pfizer, ndërsa përgjatë fundit të prillit dhe majit vijon kontrata me Pfizer për dozat e shpërndara”, tha Manastirliu.

Gjatë ndjekjes së procesit të vaksinimit në Korçë, ajo tha gjithashtu se të gjithë të moshuarit njoftohen nga mjekët e familjes sipas kalendarit lidhur me ditën e vaksinimit, pasi është krijuar një procedurë për të gjithë 70+ të cilët mund të vaksinohet duke praqitur kartën ID.

Ajo shtoi se portali e-Albania është në dispozicion të atyre që kërkojnë të vaksinohen.

 

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic