Më shumë shanse për Shqipërinë dhe Kosovën, Kupa e Botës me 48 skuadra dhe 104 ndeshje

Më shumë shanse për Shqipërinë dhe Kosovën, Kupa e Botës me 48 skuadra dhe 104 ndeshje

Kupa e Botës dhe kreu i FIFA, Infantino

FIFA pritet të miratojë këtë javë Botërorin e 2026 me 48 skuadra, nga 32 që kanë qenë deri më tani. Gjithçka pritet të ndodhë në kryeqytetin e Ruandës, Kigali, aty ku organi më i lartë drejtues i futbollit botëror do zhvillojë një takim me drejtuesit më të lartë të futbollit nga çdo konfederatë.

Nëse plani për 48 skuadra miratohet, atëherë numri i ndeshjeve të zhvilluara në Kupën e Botës në Amerikën e Veriut do jetë 104, nga 64 që u zhvilluan në Botërorin e fundit të Katarit vitin e shkuar.

Shtimi i ndeshjeve, sipas mediave në Britani vjen në një kohë kur FIFA po përpiqet të arkëtojë afro 11 miliardë euro nga turneu. Tanimë FIFA ka rënë dakord me shtimin e skuadrave nga 32 në 48. Po planifikohet që të jenë 12 grupe me katër skuadra, teksa dy skuadrat e para të grupeve dhe tetë skuadrat më të mira si vend i tretë të kalojnë në ndeshjet me eliminim direkt.

Nëse kjo gjë miratohet, një skuadër që të arrijë në finale do duhet të luajë tetë ndeshje, në vend të shtatë që është aktualisht. Botërori i 2026 do zhvillohet në Meksikë, Kanada dhe SHBA, me finalen e madhe që është planifikuar në 19 korrik 2026.

FIFA është duke i dhënë një shans më shumë skuadrave të vogla, me Shqipërinë dhe Kosovën që do provojnë shanset për të qenë në një Kupë Bote.

Kupa e Botës 2026:

48 skuadra (16 europiane)

16 qytete pritëse

12 grupe me nga 4 ekipe

48 skuadra në vend të 32 sa janë tani

Dy ekipet e para të grupeve dhe 8 më të mirët e vendeve të treta do të kualifikohen në fazën e eliminimit direkt

104 ndeshje gjatë 39 ditëve

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë