Më shumë para po mblidhen nga taksat e tatimet sesa po shpenzohen nga institucionet. Raporti i Ministrisë së Financave tregon se si rezultat i të ardhurave më të larta se shpenzimet, buxheti u mbyll me një suficit prej 563 milionë eurosh në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.
Në total arka e shtetit ka mbledhur 410.6 miliardë lekë ose rreth 4.3 miliardë euro në gjysmën e parë të vitit, duke u rritur me 12.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, madje duke tejkaluar edhe planin e Ministrisë së Financave për këtë periudhë me afro 207 milionë euro.
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar dhe tatimi mbi të ardhurat personale kanë pasur ecurinë më të mirë në këtë gjashtëmujor. Më konkretisht nga TVSH u mblodhën 120.7 miliardë lekë duke u rritur me 10.6% në raport me vjet, e ndikuar nga rritja e çmimeve por edhe nga shtimi i konsumit.
Ndërsa nga tatimi mbi të Ardhurat Personale 47.5 miliardë lekë, ose 16.6% më shumë se në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar. Rol në këtë rritje ka dhënë jo vetëm rritja e pagave si në shtet edhe në privat, por edhe formalizimi i tregut apo plotësimi i DIVA dhe pagimi i detyrimeve që rridhnin pas saj.

Sa i takon shpenzimeve, vijon halli i vjetër, pasi mblidhen shumë para por nuk shpenzohen me të njëjtin ritëm. Janë 102 milionë euro shpenzime të planifikuara dhe të parealizuara. Deri në fund të qershorit Ministria e Financave thotë se janë shpenzuar 3.8 miliardë euro, ndërsa plani ishte që të harxhoheshin pak më shumë se 3.9 miliardë euro.

Referuar të dhënave të ministrisë në këtë 6 mujor probleme janë hasur tek shpenzimet korrente të cilat arritën në 321 miliardë lekë ose 10,8 miliardë më pak se plani. Gjatë kësaj periudhe janë shpenzuar më pak para për pagat dhe sigurimet e administratës, nuk u realizua plani për interesat e borxhit si dhe nuk u harxhua sa ishte planifikuar as nga pushteti vendor. Kurse shpenzimet kapitale në gjashtëmujor ishin 36.7 miliardë lekë ose 10.2% më shumë se vjet.
Komente









Oppenheimer, mendoj se e keni pare produksionin w Hollywood, kushtoi diku aty tek 300 milion $. Eksperimenti amerikan, baza e filmit, ishte per natyren atomike te rrezatimit berthamor. Nje mendje vigjelente, kur te gjithe luanin palacot dhe aktore te Californias, per cmimin qe shiten kete eksperiment me natyren, klimen dhe semundhet qe pasuan nga 2017, ku Dielli ndryshoi rrezatimin ne nje forme me bardhesi te frikshme, i afte per zevendesuar projektoret ndricues te Hollywood, kishte nje cmimi fatal katastrofik ne shendetin e njeriut dhe ne ekosistem. Cmenduria dhe skizofrenia w padurive perrallore te kolektivit te " kodrave te Kerrabes" per te imituar lifestyle te kodrave te Hollywood u shperblye, me skizofrenine dhe histerine e turizmit, qe deshironin ta ndjenin " kete semundje shekullore" te botes qe filloi ne 2019 derisa shpertheu ne dhjetor te 2020. Per ti shperblyer keta skizofrene me padurine e tyre me miliona te vdekur ane e mbane botes. Pra suficiti 2016 - 2026 eshte nye dekade plotesuese e skizofrenise 2011- 2026 per petmbytjet dhe histerine kolektive te KESH dhe insurance companies. Post Scriptum: Ne 5 dite kohe qe mu dha rasti te vezhgoja Diellin, mbas kesaj dekade, ky eksperiment nga brekgrisurit dhe afrikanet e barakave dhe te ushqimoreve te helmuara, mendoj se Dielli eshte kthyer ne normalitet. Nqs ju e keni vene re, menjehere ndryshimin....
Përgjigju