Me siguri nuk pini mjaftueshëm ujë! Dy mënyra të thjeshta për të kontrolluar dehidratimin

Me siguri nuk pini mjaftueshëm ujë! Dy mënyra të thjeshta për të kontrolluar dehidratimin

Për shëndet dhe tretje optimale ngado  keni dëgjuar se duhet të konsumoni të paktën 8 gota ujë në ditë.

Sipas Dr. Drew Sinatra uji është një transportues i supstancave dhe ushqyesve në të gjithë trupin. Është i domosdoshëm për ekuilibrimin e temperaturës në turp, pastron trupin nga toksinat, lubrifikon nyjet, ndihmon në lehtësimin e kapsllëkut, rrit përqëndrimin, energjinë dhe elasticitetin e lëkurës. Të gjitha qelizat e trupit tuaj kanë nevojë për ujë, prandaj është një domosdoshmëri për t’u hidratuar siç duhet.

Sa ujë duhet të pini në ditë

Ka disa faktorë që ndikojnë në përcaktimin se sa ujë duhet të pini në një ditë.

Mosha- Njërëzit e moshuar kanë nevojë për më pak ujë

Aktiviteti fizik- Stërvitjet, terapitë në sauna kërkojnë që të konsumoni më shumë ujë se të tjerët

Dieta-Dieta të pasuara në proteina, natrium ose fibra kërkojnë më tepër ujë

Klima- Në ditët e nxehta duhet të shtoni sasinë e konsumit të ujit

Konsumimi i medikamenteve- Janë një sërë medikamentesh, pas të cilave rekomandohet shtimi i nivelit të ujit që duhet të konsumoni.

Studimet kanë prodhuar rekomandime të ndryshme ndër vite përsa i përket nivelit të hidratimit, por shumica bashkohën në një pikë  se dy litra në ditë ose rreth 8 gota ujë janë mëse të mjaftueshme.

‘Nëse një pacient i imi është i interesuar të humbë peshë, unë rekomandoj se duhet të pijë 14 ml ujë për çdo kile që peshon’ thotë Sinatra.

Por si të kuptoni se vuani nga dehidratimi

Urina është një prej treguesve

Para se të filloni me numërimin e litrave apo gotave të ujit kujdesuni të shikoni se me çfarë frekuencë urinoni si dhe vëreni ngjyrën e urinës tuaj.

‘Urinimi çdo 90 minuta deri në 2 orë është normal. Nëse urina juaj ka ngjyrë të errët dhe ju urinoni çdo 6 orë ose më shumë, është shenjë se ju nuk jeni të hidratuar mjaftueshëm’ thotë Sinatra.

Por nga ana tjetër nëse shkoni në tualet çdo 30 minuta dhe urina juaj ka ngjyrë shumë të qartë tregon se po konsumoni më tepër ujë nga sa duhet dhe në vend që të përmirësoni, po ndikoni negativisht në trupin tuaj.

Elasticiteti i lëkurës reflekton nivelin e hidratimit

Një tjetër mënyrë efikase për të kontrolluar nivelin e hidratimit ka të bëjë me elasticitetin e lëkurës, sidomos tek të moshuarit dhe fëmijët. ‘Shtrëngoni lëkurën për disa sekonda dhe më pas e lëshoni. Nëse ajo shkon menjëherë në vend tregon se ju jeni të hidratuar mirë. Simptoma të mundshme të dehidratimit përfshijnë marramendjen dhe lodhjen.

Nëse për ju është e vështirë të pini ujë, ka disa mënyra që e bëjnë edhe më të ‘shijshëm’ marrjen e tij.

Mund të konsumoni këto fruta e perimë që kanë përqindje të lartë uji. Në përbërjen e tyre.

Fruta

luleshtrydhe (91% ujië)

shalqi (92% ujë)

pjepër (90% ujë)

qitro (91% ujë)

pjeshkë (88% ujë)

ananas (87% ujë )

portokall (87% ujë )

uji i kokosit (95% ujë )

mjedrat (87%ujë )

Perime

kastravec (95% ujë )

kungull i njomë (94%ujë )

domate (94%ujë )

lulelakër (92% ujë )

lakër (92%ujë )

sallata jeshile (96% ujë )

selino (95% ujë )

speca jeshile (92% ujë )

spinaq (92% ujë)

Veç kësaj liste të pasur me fruta e perime që rekomandohen për shkak të nivelit të lartë të ujit në përbërjen e tyre, këshillohet të evitohet niveli i lartë i kriprërave në ushqimet tuaja. /Real Simple

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror