'Më sillni 50 mijë $ ose do më vrasin!/ Historia e të riut që u zhduk kur zbuloi dosjen tronditëse të vrasjes së babait para syve të tij

PA GJURMË- Në puntatën e sotme të emisionit 'Pa Gjurmë" në Report TV është trajtuar historia e Roland Zekës, 28-vjeçari nga Kosova i cili është i zhdukur  prej gushtit të vitit 2018. Historia e tij nisë të marrë jetë para 19-vitesh, atëherë kur në sytë e tij dy persona me maska i vranë dhe i masakruan babanë. Të pranishëm në këtë ngjarje makabër, sot ende pa një autor ishin edhe dy vëllezërit e vegjël, aso kohe vetëm 2 dhe 8 vjeç. Pas kësaj ngjarje, jeta e familjes Zeka merr një kthesë 360 gradë, mes akuzave të nuses së viktimës dhe kunetërve të saj dhe traumave të fëmijëve. Vëllezërit e viktimës akuzonin nënën e Roland Zekës si autore të vrasjes, me qëllim të marrjes së pasurisë. Xhaxhallarët pas vdekjes së babait i përzunë nga shtëpia, duke detyruar nënën e tre fëmijëve të vegjël, Zizilaje Zeka të kërkonte azil në Gjermani. Në studion e Report Tv, nëna e Rolandit ka treguar të gjithë historinë, se si pas detajeve që zbuloi nga dosja e vrasjes së babait, djali kaloi në depresion dhe zgjodhi të largohej nga shtëpia. Dyshimet janë se duke shfrytëzuar gjendjen e rënduar psikologjike është rekrutuar nga luftëtarët e ISIS.

"Ndodhi një vrasje para syve të fëmijëve, kohët e fundit zbuloi një dokument nga dosja e vrasjes së babait të tij. Ai ka qenë i shqetësuar dhe ra në depresion dhe iku në Turqi, por ne nuk e dinim. Nuk e dinim se çfarë kishte mësuar nga ky dokument. Ka marrë disa informata për vrasjen e babait. Babanë e vranë para syve të tre fëmijëve, duan ta zbulojnë se kush ua vrau babanë. Ia kemi lënë shtetit, por deri tani nuk ka asgjë. Hynë me maska, dy persona dhe djali i vogël ishte 2 vjeç, 8 dhe 9 vjeç dhe para syve tanë e vranë shumë shpejt dhe ikën. Unë e kisha për detyrë si nëna që t'ua rregullojë jetën dhe mendova se e rregullova, por kur u rrit donte që ta zbulonte. Por gjatë kërkimeve për babanë ra në depresion. Shkonte shumë shpejsh në Kosovë. Nuk e dija se përse vinte në Kosovë, por mesa duke ai donte që të zbulonte të vërtetën, kush ia vrau babanë. Fëmijët janë me traumat. Nuk e pata kurrë mbështetjen nga fisi i bashkëshortit. Ishim në azil, e fituam dokumentet, kot që i kemi se djali iku, nuk di ku e kam. Rolandi punonte dhe nisi të kryente shkollën e Akademisë, i bëri dy vite dhe e la se u fiksua që të mësonte të vërtetën për vrasjen e babait. Nuk kishim marrëdhënie me vëllezërit e bashkëshortit, nuk na lejuan që të jetonim më aty. Kjo ishte dhe arsyeja se përse u larguam. Fëmijët i kanë mësuar shumë vonë se kush janë xhaxhallarët. Kur Rolandi vinte në Kosovë, rrinte te prindërit dhe vëllezërit e mi. Kur nuk u ka treguar daja, se për ta kishte shumë respekt. Nëpërmjet një avokati ka arritur që të shikojë dosjen. Dëshmitë e xhaxhallarëve e kanë prekur shumë. Djali më pyeste se si u vra babai. Për shkak të situatës se kishin trauma se e panë masakrën, unë asnjëherë nuk i dhashë përgjigje, dhe këtë përgjigje shkoi ta merrte në Kosovë", tregon nëna e Roland Zekës në studion e Report Tv. 

Video/ Pjesa e parë e emisionit për të humburin Roland Zeka

Kontakti i fundit i Roland Zekës me familjen
27-vjeçari largohet nga Gjakova, fillimisht në drejtim të paditur. Ai telefonon te vëllanë dhe i tregon se ndodhej në Turqi dhe kishte nevojë për para.

Telefonatat kanë vazhduar deri në fund të gushtit 2018, ku në telefonatën e fundit ai tregoi se ishte marrë peng dhe familja duhej t'i dërgonte 50 mijë Dollarë.  Sipas policisë gjermane, u mësua se Roland Zeka kishte tërhequr për herë të fundit një shumë parash në një bankomat, në provincën Kilis, një qytet i vogël në kufi me Sirinë. Familja u nis drejtë Turqisë, por nga policia mësuan se në këtë qytet bëhej kalimi i shumë personave drejtë Sirisë.  Ka kaluar më shumë së një vit dhe nuk dihet asgjë për vendodhjen e 27-vjecarit, Roland Zeka.

"Shkuam në polici, na thanë "nuk dimë çfarë të bëjmë, janë disa grupe që s'janë të Turqisë dhe i marrin. Nuk e di ku i çojnë". E zbuluam që aty ka tërhequr para dhe policia gjermane e ka bllokuar atë numër llogarie, në bankën e Kilis, në kufi të Sirisë. Djali kishte qenë dhe herë të tjera në Turqi dhe pastaj u kthyer. U nis drejt Turqisë vetëm. Ai gjithmonë ka folur me vëllanë në Gjermani, rreth 4-5 herë me numrin e tij në viber dhe në telefonatën e fundit i tha në anglisht (më parë fliste shqip ose gjermanisht) "nëse nuk m'i dërgoni do të më vrasin". Shteti gjerman nuk na la t'ia çonim. Më tha "nëse do t'i sillni këto para këta do të më sjellin në Turqi. Mos gabo se dhe ty do të ndodh si mua"... se djali i vogël i tha që do të vijmë do të marrim, por ai s'e la. Ka dyshime se dikush ia ndërpreu këtë bisedë dhe nga ai moment.  Në 24 orë shtator, viber ka qenë online për rreth 50 minuta. Janë lexuar mesazhet që ne ia kemi dërguar", tha nëna e Rolandit. 

 

Video/ Pjesa e dytë e emisionit për të humburin Roland Zeka

'Roland, i shtrenjti im s'na janë tharë ende lotët'... Letra prekëse e nënës së Roland Zekës

Mes lotëve dhe pamundësisë për të dhënë një mesazh djalit të saj, nëna Zizilaje Zeka i kishte shkruar një letër, me shpresën se Rolandi, ose dikush që e njeh po e dëgjon dhe mund ta ndihmojë për të rënë në gjurmët e 28-vjeçarit.

"I shtrenjti Roland, i nënës, nëse më dëgjon, ti e di si ju rrita, me shumë sakrifica, në shtëpinë e babanë tënd nuk na lanë të rriteni aty.

U rritët me plagë të hapur, u detyruam që të shkojmë në kampet e azilit. Roland, vëllezërit e tu shumë me mall presin një lajm nga ty. Gjithmonë kur kanë telefonata, mendojnë se je ti. O i shtrenjti biri im, kaluan shumë ditë, muaj dhe vite, ne lotët nuk mund t'i largojmë. Biri im, ti ishte 9-vjeçar kur e vranë babin para syve tanë, sot je 28 vjet, kjo mungesë e pazgjidhur, sot nuk di asgjë për fatin e djalit tim. Prandaj për të gjithë ju që jeni duke përcjellur mes këtij programi, bëj apel, pres të më ndihmojnë të gjej djalin tim", shkruan në letrën e saj nëna e Roland Zekës.

Letra e nënës së Rolandit

 

Nëse keni informacion, jeni të lutur të lidheni me redaksinë e “Pa Gjurmë” në të gjitha format e kontaktit:
Celular: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber
Telefon: 0444 17 778
Facebook: Pa Gjurmë Report TV
Youtube: Pa gjurmë Channel
Çdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 17: 00 dhe të enjten ora 20: 55

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura