Thirrjes së kryeministrit dhe kryetarit të PS, Edi Rama që “shpirtrat e humbur të familjes që duan Shqipëri të re, të sjellin draftin”, i është përgjigjur Elisa Spiropali.
Deputetja, e cila prej disa muajsh ka përplasje me kryesocialistin, thotë se “do ta kemi marrëveshjen.” Këtë të fundit, e lë në duart e PS që “duhet të mbledhë mendjen” e “të vetëpastrohet”, shkruan ajo në një reagim në rrjetet sociale.
“Po, do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë.
Shqipërinë që duam të ndërtojmë duhet ta bëjmë, dhe do ta bëjmë, më të hapur, më të drejtë, më meritokratike, më europiane.
Për ta arritur këtë, Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe.
Ta bëjmë Marëveshjen e Re të madhe, të thellë, të vërtetë, duke pasur parasysh, se po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin”, shprehet Spiropali.
Sfida e kreut të PS për socialistët erdhi gjatë mbledhjes së grupit të shtunën. Rama tha se kush nuk do të shkojë të sheshi i xhirimit dhe t’iu bashkohet protestuesve, të qëndrojë në PS dhe të shohë se karta për në BE është e historisë së Shqipërisë.
Komente










Spiro pali qe flet per vetpastrim ajo qe vodhi kolonjaret apo tatimrt
PërgjigjuShko merr neo-maloken dhe Ben Malajn e hapni parti te re.Provojeni bythen ne zgjedhje jo me statuse ne facebook.
PërgjigjuCoji draftin po trego njehere sa ke vjedhur ne dogane
Përgjigju