Me syrin e nxirrë nga dollapi që i ra në kokë, zonja në Durrës dy netë në makinë: I kemi dyert hapur, na marrin ato cik gjëra

Në zonën e Spitallës në Durrës në lagjen 15 banorët e kanë të vështirë të sjellin edhe një herë përjetimet e tmerrit që kaluan në orët e para të mëngjesit të së martës, kur një tërmet 6.4 rihter me intensitet ndjeshmërie 8 ballë i goditi në gjumë. Shtëpitë e tyre kanë pësuar dëme të konsiderueshme, ku në një vilë tre katëshe njëri kat është fundosur, por fatmirësisht nuk janë shënuar viktima. 

Banorë të kësaj zone shprehen për mikrofonin e Report Tv se tashmë po flenë në makina nga frika se nëse qëndrojnë në banesë mund t'i zërë brenda si pasojë e pasgoditjeve sizmike që kanë pasuar tërmetin e së martës në 03:54. Fëmijët i kanë dërguar pranë të afërmve të tyre në qytete të tjera që nuk janë prekur nga tërmeti, ndërsa vetë kanë zgjedhur të bëjnë roje nate duke fjetur në makinë, nga frika se mund t'i vjedhin ato pak orendi që kanë në banesa.

Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra, solli rrëfimet e të shpëtuarve nga tërmeti në emisionin "Pa Gjurmë", me moderatore Odeta Dumen.

Një zonë dhe një zotëri kanë dy netë rresht që gjumin e bëjnë në makinë. fëmijët i kanë çuar tek të afërmit e tyre, ndërsa nuk kanë ndërmend ta lënë vetëm shtëpinë nga frika e njerëzve që këto fatkeqësi i shfrytëzojnë për të vjedhur. Zonja ka pësuar dëmtime teksa ende i duket syri i nxirë nga dollapi që i ra sipër.

1574979654_zonja.jpg

"Aman më mirë të mos e përjetoj atë. U ngrita në orën tre, mu plasën dollapi, xhamat, u bëmë copë, fëmijët i kemi nisur gjithandej, e rrimë këtu se kemi frikën e fëmijëve, mos u tregoftë kjo lemeri që kemi kaluar. Jemi vrarë nga gjërat që na u rrëzuan në shtëpi, nuk futemi dot se kemi frikë. ndodheshim në katin e dytë. Nuk hapeshin as dyer asgjë, kaluam tmerr, nuk e imagjinon dot. Të shikojmë çfarë do bëjmë, nuk lëvizim që këtu, ku të vemi, ku t'i lëmë shtëpitë. Nuk ikim, kemi nisur vetëm fëmijët e vegjël, i kemi dyert hapur, na marrin ato cik gjëra. Na tmerruan, na thanë do bie tërmet, nuk ikëm, këtu jemi", tha zonja për gazetaren Xhensila Kodra.

Ledion Harizaj jeton në një vilë tre katëshe në zonën e Spitallës, ku një kat është rrënuar. Ai tregon se si bashkë me gruan dhe fëmijët mundën të shpëtojnë pa dëmtime.

"Tërmet i paparë, kur mbaroi tërmeti hapëm derën, dolëm përjashta. tmerr i paparë ç'të të them, nuk e di as vetë. Isha në shtëpi në kat të tretë me gruan dhe fëmijët. Direkt sa u trondit ikën dritat. Natën e kemi kaluar në makinë, fëmijët i kemi dërguar në Ersekë. Kam marrë edhe plaçkat që kam brenda se kanë filluar edhe vjedhin. kam gati 11 vjet që e kam ndërtuar shtëpinë. po kam frikë të hyjmë në banesë. Nga tërmeti i parë nuk kishte fare probleme shtëpia, asnjë plasje. asnjë gjë. me këtë tërmet u rrëzua komplet", tregoi Ledion Harizaj.

1574979504_durres.jpg

Një tjetër vilë 5 katëshe në këtë zonë ka pësuar dëme të mëdha materiale, brenda së cilës kanë qenë 8 persona.

Manjola Rizaj: Isha në katin e katër, unë burri dhe dy fëmijët. Në kat 2 vjehrra, vjehrri dhe dy kunetërit. Fëmija ishin në gjumë, në tërmetin e parë thamë hë se është i lehtë. Në të tretin nuk hapeshin dyer. Jemi shumë të frikësuar. Tmerr.


Lajmi kryesor:

TË MBIJETUARIT/ 72-vjeçarja tregon tmerrin e tërmetit me lot në sy: Më tërhoqi komshija, isha vetëm! Lezhjani: Kam ulëritur në gjithë lagjen


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:56
Banorët e Durrësit flenë në makinë/ 75-vjeçarja prek me fjalët e saj: Në moshë të madhe jemi, por jeta t'u dhimbska shumë

Frika e një tjetër tërmeti ka bërë që shumë qytetarë t'i zërë nata jashtë, në makina. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka bërë një panoramim të situatës në oborrin e jashtëm të stadiumit "Niko Dovana", teksa marrë dëshmi të disa banorëve se si e përjetuan tërmetin.

I riu: Kemi frikë, si të qëndrojmë në shtëpi. Shtëpia nuk ka pësuar dëmtime, por kemi frikë. Kemi tre ditë që po qëndrojmë në makinë. Po të rrimë në shtëpi, mund të na zërë shtëpia.

Një vajzë 4-vjeçare: Po e ndjeva tërmeti, nuk kisha frikë.

Nuredin Alikaj: Kemi që dje, e kam gruan me paterica. Vajza në mëgjes për të bërë regjistrimin tek shkolla e fizkulturës. Na thanë që në orën 5:00 do shkoni në Kosovë, por vende nuk ka. Jemi nga 79-vjeç të ty. Banojmë në katin e 6-të. E ndjemë shumë tërmeti. Për të ruajtur kokën, kemi dalë të makina e fqinjit. Shteti kë do rregullojë përpara, e ka gjithë Durrësin. E qamë hallin, por s'kemi ca bëjmë.

Hava Alikaj: I frikshëm ishte tërmeti. Do doja të isha në shtëpi. Moshën e kemi të madhe, por t'u dhimbska jeta.

Ora 00:43
Lëkundjet vijojnë, durrsakët jashtë shtëpive: S'i zëmë besë tërmetit! Kemi frikë

Në mesnatë Durrësi u lëkund sërish nga disa tërmete, ndërsa një pjesë e qytetarëve që nuk kanë shkuar në hotele, apo te të afërmit në qytete të tjera po e kalojnë natën jashtë, poshtë shtëpive në lokale dhe makina.

Disa prej tyre thonë për Report Tv se nuk i zënë besë tërmetit prandaj do të vijojnë që të qëndrojnë jashtë. "Prej tre ditësh. Jetoj në pallat, por prej tre ditësh rrimë të stadiumi se kemi frikë. Tërmeti ndihet shumë, vazhdimisht. Banesa ime është në rregull, por kam frikë me jetuar" tha njëri prej tyre.

Ndërsa një tjetër banore tha se nuk i është ofruar ndihmë.

Ku jetoni?
Jetoj në pallat

Ju kanë ofruar ndihmë për strehim?
Jo! Prandaj po rrimë këtu, kemi dalë të gjithë jashtë

Është shpallur i pabanueshëm pallati?
Ka plasaritje, nuk i kemi besë se lëkundjet vijojnë, kemi frikë

Ka pasur të lënduar nga fqinjët?
Jo deri tani

 

Ora 00:39
Durrsaku prej tre netësh në makinë: Fëmijët i çova në mal, Zoti e ka në dorë tërmetin

Zona e Spitallës në lagjen 15 në Durrës është një nga më të prekurat, pasi disa pallate janë të pabanueshme si pasojë e dëmtimeve nga tërmetet. Disa prej banorëve janë larguar në Kosovë, disa te të afërmit e tyre, ndërsa pjesa tjetër e kalojnë natën në makinë. Njëri prej tyre në një prononcim për gazetaren e Report Tv, Xhensila Kodra u shpreh se fëmijet i ka larguar, ndërsa vetë do të qëndrojë në çadër deri kur të mos ketë më lëkundje.

"Jemi prej tre ditësh në rrugë, frikë nuk kemi se e ka Zoti në dorë. Po rrimë në makinë pasi është e frikshme për fëmijët, i kemi çuar në mal në fshat për turizëm (qesh). Në pallat jetojnë mbi 30 familje, një pjesë janë te njerëzit e tyre, pjesa tjetër në Kosovë. Persona brenda nuk ka, një pallat u dëmtua i gjithë. Në makinë do të rrimë deri kur të mos ketë lëkundje. Në pallat do të futem prapë se nuk kam se ku të shkoj" tha ai, edhe pse pallatit i është vendosur shiriti.

Ora 00:26
Frikë nga tërmetet, qytetarët e Tiranës strehohen në autostradë

Lëkundjet e vijueshme të tërmetit vijojnë që të ngjallin frikë te qytetarët e Tiranës. Një pjesë e tyre ashtu sikur ndodhi edhe mbrëmë po e kalojnë natën në makinë në parkuara në krah të autostradës te TEG-u.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës