"Më tha do të të rrah sa herë të të shoh. Doja vetëm ta trembja".

Kështu ka deklaruar përpara trupës gjykuese italiane 19-vjeçari, Simone Maddaluno i akuzuar për vrasjen e adoleshentit shqiptar, Pandi Lavdari, 18 vjeç.

Maddaluno ka dalë këtë të premte në gjykatën e Pavias, Itali, lidhur me arsyen se pse e kishte me vete thikën në takimin me rivalin e tij.

Maddaluno dhe Lavdari ishin në konflikt për shkak të një vajze të cilën e pëlqenin të dy. 

19-vjeçari italian goditi me thikë me gjoks të riun shiqptar, duke i shkaktuar vdekjen një ditë më pas në spital.

"Më tha do të të rrah sa herë të të shoh. Doja vetëm ta trembja dhe kisha frikë se mos goditesha sërish", i ka thënë ai gjykatës.

Të dielën në orët e vona të mbrëmjes, viktima dhe autori u konfliktuan mes tyre në një diskotekë në Pavia, për shkak të një komplimenti ndaj vajzës që pëlqenin të dy.

Ndërkohë, një ditë më pas, dy të rinjtë do të përlesheshin fizikisht dhe shqiptari do të goditej me thikë nga Simone Maddaluno duke i shkaktuar plagë të rënda. 

Pandi Lavdari, 18 vjeç, humbi jetën në spital.

Gjykata dha masën e sigurisë "arrest me burg" për Simone Maddaluno i akuzuar për vrasjen e 18-vjeçarit shqiptar. 

pandi lavdari dhe autori
Viktima Pandi Lavdari dhe autori i vrasjes Simone Maddaluno

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com