’Më trego bir ku je’! Pas telefonatës anonim, zhduket sipërmarrësi i ndërtimit nga Peqini (VIDEO)

Prej afro një dekade, sipërmarrësi i ndërtimit jetonte në Athinë dhe sapo ishte kthyer në atdhe, kur u zhduk papritur nga Peqini, pas një telefonate që mori nga Greqia. Misteri i asaj telefonate dhe dalja e papritur nga shtëpia e babait te tre fëmijëve, ngre dyshimin tek familjarët, se ai u nis me urgjencë drejt tokës helene. 

Dikush e mori ne telefon dhe debatoi rëndë me të. Ne kuptuam se po debatonte ashpër, kur Ruzhdiu ngriti zërin. Ai u shqetësua shumë kur foli me atë person, në gjuhën greke. Diçka i ka ndodhur në Greqi, ku ai punonte si sipërmarrës në ndërtim, por ne nuk na tha asgjë. Pasi mbylli telefonin, ai doli nga dera dhe i tha nuses se do të kthehej shpejt. Pasi doli nga ajo derë, djali im nuk u kthye më. Lutem të jetë gjallë, se po e presim prej kaq vitesh. Nuk e dimë se cfarë i ka ndodhur

Ruzhdiu ishte një njeri familjar, ndërsa kishte ardhur në Shqipëri për të nxjerrë pasaportat e 3 fëmiëve dhe bashkëhsortes që të mund t’i merrte me vete në Athinë. Figura e babait u ka munguar për shumë vite fëmijëve, të cilët u rritën vetëm nga nëna e tyre, që nuk u largua nga shtëpia e burrit. Më i vogli ishte djali 3-vjecar, i cili vështirë se kujton imazhin e të atit të humbur 12 vite më parë.

Nena ne kerkim te djalit, Ruzhdi Ballmit

Kush ka informacion është i lutur të lidhet me redaksinë e emisionit “ Pa Gjurmë” në 2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698

Në tel: 0444 17 778

si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në adresën tonë në facebook:"https://www.facebook.com/pagjurme/"GjurmëHYPERLINK "https://www.facebook.com/pagjurme/" Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 16: 00 nga hena deri në te premte.

O.D./I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A do të shkoni të votoni në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Bashkia e Beratit reagon ndaj akuzave të PD-së: Po bëhej transferim mallrave mallra që janë shpërndarë për ndihmë ndaj familjeve të prekura nga pandemia