VLORË- Me urdhër të SPAK, është arrestuar kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka. Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se në pranga kanë rënë edhe dy avokatë, Radovan Çela dhe Astrit Vladi. Ndërkohë, po me urdhër të SPAK është arrestuar edhe ish-Oficerja e Policisë Gjyqësore, Eriona Dautaj, aktualisht studente e magjistraturës.
Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se agjentët e KH kanë zbarkuar disa herë në ambientet e Prokurorisë së Vlorës gjatë këtij muaji dhe kanë marrë edhe disa dosje. Ndërkohë, ndërhyrja për arrestimin e Zarkës është bërë mëngjesin e sotëm, 29 korrik, nga agjentët e BKH-së. Këta të fundit i kanë zbarkuar në banesë kryeprokurorit të Vlorës duke i vënë prangat. Ndaj Zarkës rëndon akuza për veprën penale "Ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".
Ky operacion i SPAK është zhvilluar pas zbërthimit të Sky ECC, bëjnë me dije burime për Shqiptarja.com. Nuk dihet ende se për çfarë janë arrestuar, ndërsa SPAK ende nuk ka dalë me një deklaratë për mediat. Prokurori që po e heton çështjen është Klodian Braho, ndërsa urdhër arrestet janë firmosur nga gjyqtari Ejon Bani.
Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka u konfirmua në detyrë në qershor 2024 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK. Aurel Zarka e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës, ku së fundmi mban funksionin e drejtuesit.
Lajm ne përditësim...
Avokati Radovan Çela dhe Kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka
Kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka u arrestua sot me urdhër të SPAK, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".
Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka u konfirmua në detyrë nga KPK vetëm një muaj më parë, më 28 qershor 2024.
Zarka pati një seancë të shkurtër dëgjimore një ditë më herët, gjatë së cilës dha shpjegime të përmbledhura për dy gjetje në kriterin e pasurisë. Për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin Zarka u vlerësua pozitivisht. Po ashtu, nuk u evidentuan probleme dhe për katër denoncime të dorëzuara në KPK nga publiku.
Procesi i vetingut për prokurorin Zarka u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relator Roland Ilian dhe anëtare Genta Tafa Bungon. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Marie Tuma.
Aurel Zarka e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës, ku së fundmi mban funksionin e drejtuesit.
Zarka e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës, ku së fundmi mban funksionin e drejtuesit.
plehre dhe bandit. nje wwc me pak. bravo edi rama. ka ber thagma
PërgjigjuPo kjo Magjistratia , hetuesja e BKH . hajde filtra hajde . Megjithate vetepastrimi eshte shuyme i endesishem , meriton nje BRAVO
PërgjigjuBejini te fala atij elefantit te korrupsionit Roland Ilise dhe i thoni suksese ne jete . Eshte bere me i gjere se i gjate nga dhjami i korrupsionit.
PërgjigjuLajm i mire.
PërgjigjuBravo Spakut si ky prekuror qe ri me vrases e pengmares dhe u mbylle ceshtjet vazhdoni keni mbeshtetjen e popullit bravo Spak
Përgjigju