GREQI- Një pasagjer egjiptian duket se ka pasur tepër guxim, aq sa tentoi të kalojë në aeroport duke fshehur plot 850 mijë euro në një valixhe.Ai ka donte t'i kalonte paratë nga aeroporti i Athinës dhe do të shkonte në Turqi.
Shtetasi egjiptian kishte fluturuar nga Kajro, dhe ishte tranzit në Athinë, pasi destinacioni final kishte Stambollin. Në valixhen e dorës, aty ku i kishte fshehur paratë, atij iu gjetën gjatë kontrollit 630.000 dollarë amerikanë,160.300 euro dhe 233.650 rijalë saudite.
Bëhet fjalë për gjithsej për 850 mijë euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar. Shumat janë konfiskuar nga Dogana e Aeroportit dhe siç është bërë e ditur nga AADE ai është dënuar dhe me 215 mijë euro gjobë.