Edukimi përmes natyrës mund t’i mësojë fëmijët që në vegjëli për t’u lidhur më shumë me të dhe për t’u përkujdesur për të. Ndaj, të vegjlit e shkollës “Andrea Stefani” kanë punuar tokën në ambientin e institucionit dhe kanë mbjellë fara e fidanë në kuadër edhe të programit të dedikuar, “Toka në Shkollë”.
Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa pamje të tyre gjatë aktivitetit, ku fëmijët shihen me vegla pune në duar.
“Mirëmëngjes dhe me energjinë e mirë nga vogëlushët e shkollës ‘Andrea Stefani’, të cilët në kuadër të programit ‘Toka në Shkollë’ punuan tokën e shkollës, mbollën fara, fidanë e bimë dekorative dhe do të kujdesen çdo ditë që kopshti i tyre të lulëzojë, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan Rama.
Komente












