Arben Meçaj: Sali Berisha i djegur në politikë, PD ta harrojë! Pas Partizanit do t'i hapen CEZ-DIA e Gërdeci! Avokati: Mandatin e humb në qershor

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e dhënë nga Apeli i Posaçëm dhe vulos arrestin në shtëpi për Sali Berishën, nën akuzë nga SPAK për korrupsion pasiv në aferën “Partizani”. Arben Meçaj në emisionin Repolitix në Report Tv tha se Berisha është i djegur në politikë. Pas aferës për Partizanin për të cilën i është caktuar një masë sigurie Meçaj u shpreh se Berishës do t’i hapet çështja e masakrës së Gërdecit dhe e CEZ DIA-s.

“Misionin Berisha e ka transmetuar te Gaz Bardhi. Gjuha e Berishës është gjuha e Gaz Bardhit. Vetëm kur drejtësia të hapë mundësinë  e rikthimit të Berishës në parlament atëherë quhet se përndryshe Noka merr një vinç e çon në parlament dhe thotë Berisha e theu 6 mujorshin.

Berisha është person i djegur në politikë dje dhe pardje në gjykatën e shtetit shqiptar është pranuar një dëshmi e gjeneralit të ushtrisë shqiptare. Dëshmitari kyç i ngjarjes së Gërdecit. Ajo dëshmi është pranuar. Po u pranua si dëshmi do të thotë se është provë. Ju keni parë dhjetëra filma që e gjithë mafia vihet për të vrarë dëshmitarin. Berisha po përdor skema me Gaz Bardhin dhe i dirigjon ai gjërat. Do ti hapet pa kushte Gërdeci Cez Dia e do ti ekzekutohen. I thanë me të mirë mbylle e pleqëro, nuk donte. Tashmë pd duhet ta harrojë Berishën”, tha Meçaj.

Nga arresti i shtëpisë Berisha po lufton të ruajë mandatin por Apeli i Gjykatës së Posaçme ia ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës, për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend. Në këto kushte nëse Berishës nuk i jepet leje deri në qershor, avokati Përparim Çaça thotë se do ta humbasë mandatin.

"Nëse nuk i japin leje, e humb mandatin Berisha. Në qershor e humb mandatin."

Heqja e mandatit të deputetit do ta nsihmonte Berishën thotë analisti Plator Nesturi.

"Berisha po luaj lojën. Heqja e mandatit të Berishës do ta ndihmone, do ti vlente më tepër sesa të qenit në parlament. Berisha ka luajtur me viktimizimin e vetë", shtoi Nesturi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:45
Avokat Çaça: Nëse Gjykata nuk i jep leje të shkojë në Kuvend Sali Berisha e humb mandatin në qershor

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për të shkur në seanca plenare. Avokati Përparim Çaça i ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv ka deklaruar se nëse ish kryeministrit nuk i japin leje në qershor e humb mandatin e deputetit.

"Nëse do vijmë afër gjashtë mujorit besoj do ketë një tentativë. Nëse nuk ndryshojnë kushtet shkon kot në gjykatë. Nëse ndryshojnë kushtet ky mund të jetë një element për tu kapur. Duke qenë se i mbaron mandati kërkojmë zëvendësim  të masës që të shkojë në parlament. Nuk do doja por kam dyshimet e mua që do jemi përsëri në situatën e asaj që i ndodhi Belerit me atë lejen e famshme, tashmë për të shkuar në parlament për të mos humbur mandatin. Pra tashmë që thuash a është e drejtë a nuk ështe drejtë është gjë tjetër.

Nëse nuk i japin leje, e humb mandatin Berisha. Në qershor e humb mandatin. Ne nuk e dimë çfarë do ndodhë por po flasim me atë që shikojmë deri tani. Këtu po shikohet a është zbatuar apo jo kodi i procedurës penale", tha Çaça.

Ora 22:37
Lavrdim Krashi: Sali Berisha është e shkuara! Krijoi përplasje të padrejtë me drejtësinë, me dy standarde

 

Sali Berisha është e shkuara. Kështu tha në Repolitix në Report Tv deputeti i PS Lavdrim Krashi.

“Për çdo shqiptar e kupton sesa e lehtë ka qenë për të  mos e sjellë veten në këtë situatë. Një njeri që ka pasur poste të tilla krijon përplasje të padrejta me drejtësinë. Nuk mund të sillesh me drejtësinë kur të pëlqen drejtësi e bukur, e mirë... Por situata ku drejtësia thotë paraqitur dhe një person nuk e bën këto janë pasojat. Kur godet nga kundërshtarët bën shumë mirë kur godet këtej është e keqe. Çfarë u mësojmë ne qytetarëve. Berisha është e shkuara në politikë, me këtë sjellje ka sjellë veten dhe politikën në një situatë që nuk duhet ta kishte sjellë”.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!